0.5 C
Tirana

PD padi në Kushtetuese për zgjedhjen e Avokatit të Popullit

Më datë:

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Partia Demokratike ka ngritur padi në Gjykatën Kushtetuese për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, Endrit Shabani, me pretendimin se përbën shkelje të Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit të Shqipërisë.

Kujtojmë se në mes të kaosit e polemikave, Shabani u votua si Avokat i Popullit, në seancën plenare të 18 dhjetorit 2025.

Ai siguroi 85 vota pro, pa asnjë abstenim dhe me vetëm 3 vota kundër, në një seancë ku vendet e deputetëve të opozitës mbetën bosh, pasi ata u larguan para fillimit të votimit.

Vendimi u mor në një klimë të tensionuar politike, pasi Partia Demokratike ndryshoi disa herë qëndrimet e saj për këtë proces.

Argumenti i tyre ishte se procesi nuk kishte pasur konsensus politik dhe se mazhoranca po e çonte përpara në mënyrë të njëanshme.

Ndërkohë, mazhoranca socialiste e ka mbështetur thuajse plotësisht kandidaturën e Shabanit. Me këtë votim u mbyll periudha 3-vjeçare e zgjatur e ushtrimit të detyrës nga Erinda Ballanca, e cila qëndroi në krye të institucionit përtej mandatit zyrtar, për shkak të mungesës së marrëveshjes mes palëve politike.

Rezultatet e votimit të kandidaturave nga Kuvendi, si më poshtë:

Tartar Bazaj – 1 votë pro, 79 abstenim, 7 kundër

Aranita Brahaj – 4 vota pro, 76 abstenim, 7 kundër

Skënder Haluci – 1 votë pro, 72 abstenim, 14 kundër

Adriana Kalaja – 0 vota pro, 69 kundër, 17 abstenim

Besim Ndregjoni – 0 vota pro, 61 abstenim, 25 kundër

Endrit Shabani – 85 vota pro, 0 abstenim, 3 kundër

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Aksident në bulevardin kryesor të Kavajës, një i lënduar jashtë rrezikut për jetën

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në...

Fosfori dhe jodi, rëndësia e tyre për trupin e njeriut

Fosfori është një mineral esencial i rëndësishëm për shëndetin...

“Durana Park, akt korruptiv”, Berisha: Të ngrihemi e të largojmë Ramën

https://www.youtube.com/live/J9Cs8K8K7Uw?si=DFjW-8L33G41QmAy&t=812 Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në konferencën e...

KQZ: Rezultatet përfundimtare pas përfundimit të shqyrtimit të ankesave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se është në pritje...