0.5 C
Tirana

“DVD-ja e fjalimit të Ramës, dëshmitarë dhe…”, mbrojtja e Berishës ‘sfidon’ SPAK-un

Më datë:

Në Gjykatën e Posaçme AntiKorrupsion, avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha kanë paraqitur mbrojtjen e tij kundër akuzave të SPAK duke e strukturuar në tre shtylla kryesore.

Së pari, mbrojtja pretendon se SPAK ka tejkaluar kompetencat e veta, pasi nuk mund të vlerësojë bazën ligjore, vendime të Këshillit të Ministrave apo politikat e ndjekura nga qeveria. Sipas avokatëve, këtë kompetencë e ka vetëm Gjykata Kushtetuese.

Së dyti, mbrojtja thekson mungesën e faktit penal. SPAK nuk ka identifikuar veprime konkrete të Berishës që të shkelin ligjin, por e akuzon atë për një veprimtari administrative të përgjithshme.

Avokatët theksojnë se Prokuroria nuk ka sjellë asnjë provë që lidhet drejtpërdrejt me marrëveshje të dyshimta për privatizimin apo ryshfet, duke mbështetur pretendimet e saj vetëm me deduksione (kur dilet në përfundime bazuar në rrethana dhe jo prova konkrete).

Së treti, mbrojtja pretendon se ndjekja penale ka qenë e ndikuar politikisht. Argumentet mbështeten në deklarata të kryeministrit Edi Rama, ish-ambasadores Yuri Kim dhe një ish-zyrtari amerikan.

Avokatët theksojnë se Rama i ka bërë thirrje SPAK të hetonte çështjen dhe ka dhënë udhëzime se si të kryhej hetimi, ndërsa shumica parlamentare ka bërë një kallëzim që është vlerësuar jashtë afateve ligjore dhe nuk është hetuar.

Avokati Genc Gjokutaj ka lexuar kërkesën për provat shkresore, duke theksuar se provat materiale të paraqitura nga Prokuroria e Posaçme nuk implikojnë Berishën. Mbrojtja kërkon të merren si dëshmitarë të gjithë të pyeturit nga prokuroria, përfshirë kryeministrin Edi Rama për vendimet ligjore mbi ndryshimin e destinacionit të pronës, si dhe një ish-oficer që sipas mbrojtjes është aktivist i Partisë Socialiste.

Avokatët kërkojnë gjithashtu paraqitjen e DVD-së së fjalimit të Ramës në Asamblenë e PS-së, për të vërtetuar ndikimin politik në këtë çështje.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Aksident në bulevardin kryesor të Kavajës, një i lënduar jashtë rrezikut për jetën

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në...

Fosfori dhe jodi, rëndësia e tyre për trupin e njeriut

Fosfori është një mineral esencial i rëndësishëm për shëndetin...

“Durana Park, akt korruptiv”, Berisha: Të ngrihemi e të largojmë Ramën

https://www.youtube.com/live/J9Cs8K8K7Uw?si=DFjW-8L33G41QmAy&t=812 Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në konferencën e...

KQZ: Rezultatet përfundimtare pas përfundimit të shqyrtimit të ankesave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se është në pritje...