0.5 C
Tirana

Reshjet paralizojnë disa rrugë të Kosovës, ministri Durmishi thotë se ekipet janë në terren

Më datë:

Ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka deklaruar se ditëve të fundit, si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut dhe borës, janë shkaktuar disa vërshime të cilat kanë prodhuar probleme në disa rrugë të Kosovës.

“Në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka grumbullim të ujit si pasojë e kyçjeve ilegale në kanalet atmosferike, për çka është bllokuar qarkullimi.

Ekipet tona janë në terren duke punuar në shkarkimin e ujit dhe rruga pritet të hapet për qarkullim brenda ditës.

Te nënkalimi në Mazgit, në drejtim të autostradës, ka grumbullim të ujit si pasojë e bllokimit të kanalit atmosferik. Po punohet intensivisht në zhbllokimin e rrugës.

Po ashtu, në autostradën “Ibrahim Rugova” ka rrëshqitje të dheut. Në këto momente po punohet për sanim sa më të shpejtë, në mënyrë që qarkullimi të zhvillohet normalisht.

Në Sllatinë, në rrugën Fushë Kosovë – Gjurgjicë, gjithashtu ka grumbullim të ujit në rrugë. Ekipet tona janë duke ndërhyrë në sanimin emergjent dhe shumë shpejt pritet rikthimi i qarkullimit normal.

Në rrugën Zhur–Dragash kemi lëvizje të trupit të rrugës. Është vendosur sinjalizimi përkatës dhe aktualisht qarkullimi zhvillohet në një shirit.

Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve deri në sanimin e plotë të këtyre problemeve dhe, nëse është e mundur, të evitohet qarkullimi i panevojshëm në këto pika”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Aksident në bulevardin kryesor të Kavajës, një i lënduar jashtë rrezikut për jetën

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në...

Fosfori dhe jodi, rëndësia e tyre për trupin e njeriut

Fosfori është një mineral esencial i rëndësishëm për shëndetin...

“Durana Park, akt korruptiv”, Berisha: Të ngrihemi e të largojmë Ramën

https://www.youtube.com/live/J9Cs8K8K7Uw?si=DFjW-8L33G41QmAy&t=812 Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në konferencën e...

KQZ: Rezultatet përfundimtare pas përfundimit të shqyrtimit të ankesave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se është në pritje...