8.5 C
Tirana

Moti i keq, urdhra evakuimi në disa zona të qarqeve Durrës, Fier e Vlorë

Më datë:

Reshjet intensive të shiut në ditët e fundit kanë krijuar problematikë të shtuar në disa qarqe të vendit.

Zonat e Ultësirës Perëndimore, si Durrësi, Fieri dhe Vlora janë tashmë duke u përballur me një situatë më të rënduar. Ministria e Mbrojtjes ka urdhëruar evakuimin në disa njësi administrative të këtyre qarqeve.

Në zbatim Ligjit “Për Mbrojtjen Civile”, Planin Kombëtar të Emergjencave Civile dhe Planeve Vendore të Emergjencave Civile, si pasojë e situatës së krijuar nga përmbytjet dhe rrezikut të menjëhershëm për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, është urdhëruar evakuimi i menjëhershëm i banorëve të njësive administrative Sukth dhe Katund i Ri, bashkia Durrës, të njësisë administrative Ferras në bashkinë e Fierit dhe të njësisë administrative Novoselë, në bashkinë Vlorë.

Evakuimi do të realizohet përmes koordinimit me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), prefektin e Qarkut, si dhe strukturave të Emergjencave Civile në bashki.

Autoritetet e pushtetit qendror dhe vendor, në koordinim me Policinë e Shtetit, Emergjencat Civile dhe strukturat shëndetësore janë në gatishmëri për t’i ardhur në ndihmë banorëve në zonat e përmbytura.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Apple thyen traditën e vjeshtës për iPhone 18

Zakonisht, prodhuesit e telefonave ndjekin një kalendar të qëndrueshëm...

Grabitja me thikë në Yzberisht, arrestohet autori 40-vjeçar

40-vjeçari E.T. u arrestua nga policia si autori i...

Berisha: Ndërkombëtarët të mirë informuar për çështjen “Balluku”!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje...

Pas shiut, problem bëhet edhe era. Bashkia e Durrësit njofton qytetarët

Sipas parashikimeve meteorologjike, Durrësi pritet të përballet me erëra...