13.5 C
Tirana

Salla në Fier: Ekipet në terren për mbështetjen e banorëve dhe evakuimin e bagëtive

Më datë:

https://www.facebook.com/watch/?v=1248749823980965

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla deklaroi sot se të gjithë strukturat e ministrisë, bashkë me bordet e kullimit dhe veterinarinë, janë angazhuar në terren për evakuimin e bagëtive të rrezikuara nga përmbytjet, me qëllim parandalimin e dëmeve në sektorin e blegtorisë dhe bujqësisë nga moti me reshje intensive të shiut.

Gjatë monitorimit në terren të situatës, në urën e Mifolit në Fier, Salla tha për mediet, se disa banorë nuk kanë pranuar të evakuohen, ndaj ndërhyrja po bëhet në bashkëpunim me Emergjencat Civile.

“Bordi i Kullimit në këtë qark është në terren me 16 ekskavatorë, duke punuar për riparimin e argjinaturave dhe ndërhyrje të shpejta me mjete të rënda për parandalimin e përmbytjeve”, tha ministri.

Ai shtoi se hidrovoret funksionojnë me kapacitet të plotë për të përballuar situatën e krijuar nga reshjet e dendura dhe po monitorohet çdo zhvillim për të mbrojtur banorët dhe pronat e tyre.

“Jemi pranë banorëve bashkë me ekipet e bashkive për të evidentuar dëmet e shkaktuara nga situata në sektorin e blegtorisë dhe bujqësisë, dhe për të mbështetur çdo familje të prekur me dëmshpërblim të dëmeve nga kjo situatë”, theksoi Salla.

Ministri bëri thirrje që banorët të respektojnë udhëzimet e autoriteteve dhe të bashkëpunojnë gjatë evakuimit për të shmangur rreziqet e mundshme. Ekipet e Ministrisë dhe të Emergjencave Civile do të vazhdojnë të jenë në terren deri në normalizimin e plotë të situatës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Apple thyen traditën e vjeshtës për iPhone 18

Zakonisht, prodhuesit e telefonave ndjekin një kalendar të qëndrueshëm...

Grabitja me thikë në Yzberisht, arrestohet autori 40-vjeçar

40-vjeçari E.T. u arrestua nga policia si autori i...

Berisha: Ndërkombëtarët të mirë informuar për çështjen “Balluku”!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje...

Pas shiut, problem bëhet edhe era. Bashkia e Durrësit njofton qytetarët

Sipas parashikimeve meteorologjike, Durrësi pritet të përballet me erëra...