13.5 C
Tirana

50 familje të izoluara dhe 7 të evakuuara nga moti i keq në Krujë

Më datë:

 Moti i keq ka shkaktuar problematika në disa fshatra të njësisë administrative Thumanë në Krujë, ku 50 familje janë të izoluara dhe 7 të tjera të evakuuara.

Sekretari i përgjithshëm i bashkisë Krujë, Florind Cerhozi tha sot për ATSH-në se “100 ha tokë bujqësore dhe oborre janë nën ujë në njësinë administrative Bubq, por jo nëpër banesa brenda. Situata është rënduar pas daljes së lumit Gjole nga shtrati, duke sjellë probleme kryesisht në fshatrat Murqinë, Bilaj dhe Mallkuç”.

Sipas tij, reshjet e shiut kanë sjellë 300 ha tokë bujqësore dhe oborre janë nën ujë.

Problematika ka edhe në fshatrat Ars Miliskaje dhe Dukagjin i Ri, të cilat kanë ardhur si pasojë e çarjes së argjinaturës së lumit të Drojës.

“Hidrovori i Ministrisë së Bujqësisë është në funksion dhe 2 ekskavatorë të Bordit të Kullimit Durrës dhe Lezhë prej 2 ditësh kanë punuar deri vonë dhe vijojnë të punojnë për mbushjen e argjinaturës”, tha Cerhozi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Apple thyen traditën e vjeshtës për iPhone 18

Zakonisht, prodhuesit e telefonave ndjekin një kalendar të qëndrueshëm...

Grabitja me thikë në Yzberisht, arrestohet autori 40-vjeçar

40-vjeçari E.T. u arrestua nga policia si autori i...

Berisha: Ndërkombëtarët të mirë informuar për çështjen “Balluku”!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje...

Pas shiut, problem bëhet edhe era. Bashkia e Durrësit njofton qytetarët

Sipas parashikimeve meteorologjike, Durrësi pritet të përballet me erëra...