26 familje të evakuuara në Gjakovë e Malishevë, situata e përmbytjeve në Kosovë

Më datë:

Situata nga përmbytjet në Kosovë duket se po përmirësohet, me reshje më të ulëta krahasuar me ditën e djeshme

Në komunën e Malishevës, situata po stabilizohet dhe autoritetet po punojnë për raportimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet.

Emergjencat në bashkëpunim me forcat e Sigurisë së Kosovës kanë ndihmuar dje në evakuimin e familjeve të rrezikuara. Janë evakuuar 20 familje në Gjakovë dhe 6 familje në Malishevë.

Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, njoftoi se fillimi i procesit mësimor, i parashikuar për sot, është shtyrë për të hënën, më 12 janar.

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është në komunikim të vazhdueshëm me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe, bazuar në informacionet nga terreni, fillimi i mësimit i paraparë për ditën e enjte është i pamundur”.

Nagavci bëri të ditur se orët e humbura të enjtes dhe të premtes do të zëvendësohen gjatë pjesës së dytë të vitit shkollor 2025/2026 për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Merr fund arratia! Vrau 38-vjeçarin tre vite më parë, arrestohet autori në Fier

Një 38-vjeçar ka përfunduar në pranga për një ngjarje...

Kurti e Abdixhiku nuk arrijnë marrëveshje për presidentin e ri të Kosovës

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe partia opozitare...

Alarm ndërkombëtar për produktet HiPP, hetime për ndotje të mundshme

Një rast shqetësues ka ngritur alarmin në disa vende...

Malaj në Uashington: Ekonomia shqiptare e qëndrueshme, menaxhimi i kujdesshëm fiskal ka forcuar financat publike

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në Takimet...