4.5 C
Tirana

“Për shtetin jemi ufo”, qytetarit në Durrës iu përmbyt banesa për herë të tretë brenda vitit

Më datë:

Rreth 900 banesa janë përmbytur në Durrës si pasojë e reshjeve të dendura të dy ditëve të fundit, duke lënë qindra familje përballë dëmeve të mëdha materiale dhe pasigurive për jetesën e përditshme.

“Shtëpia më është përmbytur tre herë vetëm këtë vit. Në shtator, nëntor dhe tani.”, shprehet banori, duke shtuar se uji ka arritur deri në 40 centimetra brenda banesës që në orët e para të mëngjesit.

“Jo çeçenë, por ne na quajnë të ardhur nga Afganistani”, ankohet i moshuari.

Ai shtoi se nga autoritetet, ende nuk ka marrë asnjë dëmshpërblim, megjithëse thekson se nuk e do fare dëmshpërblimin.

“Nuk dua lekë, dua të bëhet një investim që të flej rehat në shtëpinë time.”, tha zotëria.

I moshuari tregon se gjatë kulmit të përmbytjes ishte e pamundur të kërkohej ndihmë. “Me atë nivel uji, vetëm helikopteri mund të vinte. U përmbyt edhe burgu dje”, thotë ai, duke theksuar shkallën e situatës.

“Ne e kemi kaluar natën në kat të dytë. Na rroftë kati i dytë se ne do kishim dalë në çadër.”, shprehet ai.

Banori shpreh pakënaqësinë e tij për mungesën e investimeve në zonë dhe thotë se problemi kryesor mbetet infrastruktura.

Sipas tij, zgjidhja e vetme që po i mbetet është mbyllja e plotë e katit të parë të banesës.

Pavarësisht përmirësimit gradual të situatës pas ndalimit të reshjeve, banorët e zonave të përmbytura kërkojnë zgjidhje afatgjata dhe investime në kanalizime, për të shmangur përsëritjen e skenarëve të tillë sa herë që bie shi i dendur.

“Të gjendet një zgjidhje. Problemi është se bashkia s’ka asnjë investim këtu. Ne jemi nga një planet tjetër, jemi UFO. Në kohën e xhaxhit ishte krejt kanalizime, s’të prekte këmba në ujë. Jo me u bë nami tre herë. Tre herë për këtë vit, shtator, nëntor edhe tani”, thotë banori i Durrësit, i cili ankohet për kryetaren e Bashkisë, që sipas tij nuk ka shkuar t’i vizitojë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Salla: Po kryhet verifikimi i saktë i dëmeve në Bujqësi

 Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, deklaroi...

Spiropali: Sulmi rus pranë kufijve të BE dhe NATO, kërcënim për sigurinë europiane

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali,...

Berisha: “Ramën nuk e heqin me ndërhyrje nga jashtë apo procese gjyqësore

https://www.youtube.com/live/TMnLzXuoLSM?si=8AR4eC-ebpkndd3G Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar akuzat...

IKMT: Ndërhyrje për lirimin e kanaleve ujëmbledhëse në Durrës për parandalimin e përmbytjeve

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), në mbështetje...