-0.5 C
Tirana

Përmbytet nga reshjet, ministri i Drejtësisë mbërrin në burgun e Durrësit/ Beqaj dhe Veliaj transferohen në katin e dytë

Më datë:

Tejet e rënduar mbetet situata në burgun e Durrësit, i cili nuk i ka shpëtuar përmbytjeve të ditës së sotme.

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka zbarkuar në terren, ndërsa ka shkuar nga afër për të parë situatën në burg, ku qëndrojnë të izoluar dhe disa persona të politikës shqiptare.

Lamallari shihet teksa ecën përgjatë rrugës të kthyer në lumë, ndërsa ‘çan’ ujin i veshur me veshje speciale, si çizme të gjata deri në brez.

Kujtojmë se në këtë burg janë izoluar ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj si dhe ish-deputeti socialist, Jurgis Çyrbja.

Të paraburgosurit, mes tyre Ilir Beqaj dhe Erion Veliaj, pas përmbytjes së qelive në katin e parë janë transferuar në katin e dytë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shtëllunga deri në qiell, zjarr i madh te tregu i rrobave të përdorura tek 5 Maji

Sot në 8 janar, flakë të përmasave të mëdha...

PD kërkesë qeverisë: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme në 7 qarqe

Partia Demokratike kërkoi sot që qeveria të shpallë gjendjen...

Stamboll, përmbysen disa varka përgjatë bregdetit për shkak të stuhisë të fortë

Në rajonin Tuzla të Stambollit, disa varka të ankoruara...

Balluku në Novoselë: Duhen marrë masa para se situata të agravojë

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ndodhet në Novoselë, në një nga...