2.5 C
Tirana

Plagosën me sende të forta një të ri, arrestohen babë e bir në Gramsh

Më datë:

Plagosën rëndë me sende të forta, një 34-vjeçar, për motive të dobëta, arrestohen në flagrancë 2 shtetas (babë e bir).

Gjithashtu, arrestohet 34-vjeçari, pasi dyshohet se ka kanosur me thikë, njërin nga të arrestuarit.
Sekuestrohet thika.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt në vendin e quajtur “Departamenti i Bujqësisë”, kanë ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit (babë e bir):
-R. D., 51 vjeç, banues në Gramsh, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”;
-R. D., 27 vjeç, banues në Gramsh, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi K. T., 34 vjeç, banues në Gramsh, për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se mbrëmjen e datës 04.01.2026, shtetasi R. D. dhe djali i tij kanë goditur me grushte dhe me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin K. T., 34 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një mjet prerës (thikë), që dyshohet se e posedonte shtetasi K. T. dhe se ai e ka përdorur për të kanosur 27-vjeçarin.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit R. D. iu gjet një send multifunksional, i cili u sekuestrua dhe do t’i nënshtrohet ekspertimit teknik.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shtëllunga deri në qiell, zjarr i madh te tregu i rrobave të përdorura tek 5 Maji

Sot në 8 janar, flakë të përmasave të mëdha...

PD kërkesë qeverisë: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme në 7 qarqe

Partia Demokratike kërkoi sot që qeveria të shpallë gjendjen...

Stamboll, përmbysen disa varka përgjatë bregdetit për shkak të stuhisë të fortë

Në rajonin Tuzla të Stambollit, disa varka të ankoruara...

Balluku në Novoselë: Duhen marrë masa para se situata të agravojë

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ndodhet në Novoselë, në një nga...