8.5 C
Tirana

Berisha për situatën në Durrës: Pasojë e betonizimit nga Dako dhe Rama

Më datë:

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1585712865963711%2F&show_text=false&width=269&t=0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha publikoi sot pamje nga Durrësi, ku reshjet e shiut kanë shkaktuar problematika në zona të banuara dhe akset kryesore rrugore.

Duke iu referuar situatës, Berisha shkruan: “Durrësi i Betonit apo Gjushit dhe Ramaduros!”, duke e cilësuar gjendjen si pasojë të drejtpërdrejtë të “betonizimit pa kriter dhe keqmenaxhimit të qytetit”.

Sipas Berishës, përmbytjet janë rezultat i politikave të dështuara urbanistike dhe mungesës së investimeve në infrastrukturë dhe sistemin e kanalizimeve, përgjegjësi që i atribuohen qeverisë dhe pushtetit lokal. Pamjet dëshmojnë edhe një herë se çdo episod reshjesh e kthen Durrësin në emergjencë, ndërsa qytetarët përballen me pasoja të përsëritura nga neglizhenca institucionale.

Berisha thekson se situata tregon nevojën për ndërhyrje emergjente në Durrës, që situata të tilla të mos përsëriten.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Apple thyen traditën e vjeshtës për iPhone 18

Zakonisht, prodhuesit e telefonave ndjekin një kalendar të qëndrueshëm...

Grabitja me thikë në Yzberisht, arrestohet autori 40-vjeçar

40-vjeçari E.T. u arrestua nga policia si autori i...

Berisha: Ndërkombëtarët të mirë informuar për çështjen “Balluku”!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje...

Pas shiut, problem bëhet edhe era. Bashkia e Durrësit njofton qytetarët

Sipas parashikimeve meteorologjike, Durrësi pritet të përballet me erëra...