Breshër në Ibiza dhe përmbytje në Valencia

Më datë:

Ibiza u përfshi nga një breshër i pazakontë, i cili konsiderohet si një fenomen i rrallë në ishullin spanjoll. Megjithatë, stuhitë kanë goditur pjesë të Spanjës lindore dhe jugore gjatë javës së kaluar.

Shirat e rrëmbyeshëm përmbytën shumë zona në vend, ku humbën jetën edhe tre persona. Ndërsa lumenjtë dolën nga shtrati dhe rrëmbyen makina e motoçikleta.

Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin daljet, me përjashtim të rasteve emergjente.

Për shkak të reshjeve të dendura, edhe në Valencia është lëshuar alarmi i kuq për qytetarët. Situatë të vështirë po përballon edhe New York.

Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar për stuhi dimërore deri në natën e Vitit të Ri.

Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes gjatë udhëtimit në këto kushte të këqija atmosferike.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deputetët ratifikojnë marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ratifikuar marrëveshjen ndërkombëtare...

Ish-ministri në fokus të SPAK, kërkohet rikthimi në burg i Lefter Kokës

Dy muaj nga vendimi i apelit të posaçëm që...

Kërkoi pafajësinë, Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi vendimin për Jurgis Çyrbjen

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin...

Emërohet zëvendësinspektorja e Lartë e Drejtësisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë zhvilloi procedurën për përzgjedhjen...