Rama: Nuk merremi peng nga opozita në komisionet e reformave

Më datë:

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se mazhoranca ka detyrën të qeverisë dhe nuk mund të merret peng nga opozita.

I pyetur mbi bojkotin e dy komisioneve të reformave nga opozita pas kontestimit për procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, Rama theksoi se mazhoranca gjithmonë e ka pasur derën e hapur dhe opozita gjtihmonë e ka pasur vendin në tryezë.

“Duan të hyjnë nga dera e hapur dhe të ulen në tryezë, bujrum gjithmonë. Por ne peng nuk na merr dot askush. Ne punën që duhet bërë do ta bëjmë me ata ose pa ata. Edhe këto reforma mirë është t’i bëjmë bashkë. Si do t’i bëjmë? Nuk do t’i bëjmë fare se ata kanë teoritë e tyre duan qeveri kështu e ashtu? Të fitojnë zgjedhjet për këtë. Nuk i fitojnë zgjedhjet, të bëjnë çfarë të duan tjetër përveç punës sonë se punë tonë, se e bëjmë ne”, tha Rama.

Rama theksoi se nuk mund të imagjinohet të merret seriozisht një parti që jep firmat për Avokatin e Popullit dhe pastaj i tërheq ato.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Merr fund arratia! Vrau 38-vjeçarin tre vite më parë, arrestohet autori në Fier

Një 38-vjeçar ka përfunduar në pranga për një ngjarje...

Kurti e Abdixhiku nuk arrijnë marrëveshje për presidentin e ri të Kosovës

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe partia opozitare...

Alarm ndërkombëtar për produktet HiPP, hetime për ndotje të mundshme

Një rast shqetësues ka ngritur alarmin në disa vende...

Malaj në Uashington: Ekonomia shqiptare e qëndrueshme, menaxhimi i kujdesshëm fiskal ka forcuar financat publike

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në Takimet...