Skemë mashtruese me mesazhe në WhatsApp, AKSK: Qytetarët të kenë kujdes

Më datë:

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike njoftoi sot se gjatë ditëve të fundit është evidentuar një fushatë aktive phishing në vendin tonë, e cila qarkullon përmes platformës së komunikimit WhatsApp.

AKSK thekson në njoftim se kjo fushatë është duke u përhapur në mënyrë të shpejtë në Shqipëri.

Sipas AKSK-së, kjo fushatë synon kompromentimin e llogarive të WhatsApp të përdoruesve përmes një skeme mashtruese që shfrytëzon besimin mes kontakteve të afërta dhe mungesën e njohurive për rreziqet e sigurisë kibernetike.

“Mesazhi phishing dërgohet nga një kontakt i njohur në WhatsApp dhe përmban një tekst që fton përdoruesin të votojë për një vajzë në një “garë” fiktive për bursa shkollore, duke përfshirë edhe një URL mashtruese. Pasi viktima klikon në URL, ridrejtohet në një faqe që simulon një platformë votimi dhe i kërkon të vendosë numrin e telefonit si dhe autorizimin për llogarinë WhatsApp, duke përdorur një kod verifikimi me 8 karaktere”, thuhet në njoftim.

Në njoftim theksohet se nëse autorizohet në WhatsApp-in e përdoruesit (kodi i gjeneruar nga platforma phishing vendoset në whatsapp-in e përdoruesit), aktorët keqdashës marrin akses të plotë në llogarinë WhatsApp të viktimës, të cilën e përdorin për të përhapur më tej fushatën dhe potencialisht për të mbledhur informacione sensitive të ruajtura në aplikacion.

Sipas AKSK-së, kjo fushatë phishing ka mashtruar një numër të konsiderueshëm qytetarësh, duke rezultuar në humbjen e kontrollit të llogarive të tyre WhatsApp.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Automjeti i punonjësit të policisë në Vlorë digjet, hetime për urdhër kriminal nga burgu

Digjet qëllimisht një automjet në pronësi të një punonjësi...

Protesta dhe përplasjet, Berisha ngre akuza për përdorim të mjeteve të forta nga policia

Një ditë pas protestës së PD, Berisha ka dënuar...

Nga “Mine Peza”, Balliu denoncon dhunën dhe akuzon policinë

Nga “Mine Peza”, ku vizitoi të ndaluarit e protestës...