Ligji i ri gjerman për shërbimin ushtarak do të hyjë në fuqi më 1 janar, pasi u miratua sot nga Dhoma e Lartë e parlamentit, Bundesrat.
Projektligji parashikon që të rinjtë t’i nënshtrohen ekzaminimeve mjekësore dhe të regjistrohen në një listë për shërbim ushtarak, ndërsa shërbimi aktiv mbetet vullnetar.
Sipas legjislacionit, parlamenti mund të vendosë për futjen e rekrutimit të detyrueshëm nëse objektivat për zgjerimin e forcave të armatosura nuk arrihen vetëm përmes masave vullnetare.
Qëllimi i ligjit është të rrisë numrin e ushtarëve në Forcat e Armatosura Gjermane ose Bundeswehr nga 184 000 që janë aktualisht në 255 000 dhe 270 000 deri në vitin 2035.
Nga viti i ardhshëm e tutje, të gjithë të rinjtë dhe të rejat e lindura në vitin 2008 ose më vonë do të marrin një pyetësor personal që pyet për motivimin e tyre për të ndërmarrë shërbim ushtarak.
Burrat e kanë të detyrushme t’i përgjigjen këtij pyetësori, pasi kushtetuta gjermane nuk parashikon shërbim ushtarak të detyrueshëm për gratë.
Për të gjithë burrat e lindur më 1 janar 2008 ose më pas, ekzaminimi mjekësor do të jetë i detyrueshëm.


