11.5 C
Tirana

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, lirohet nga burgu Arbër Paplekaj

Më datë:

Gjykata e Durrësit ka vendosur sot më 18 dhjetor 2025, për lirimin nga burgu të ish-efektivit të RENEA-s, Arbër Paplekaj, i cili ishte shpallur fajtor për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ngjarje e ndodhur në Elbasan vetëm katër ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021. Vendimi u mor pasi Paplekajt iu njoh përfundimi i dënimit të caktuar nga Gjykata e Apelit.

Fillimisht, Paplekaj ishte dënuar me 22 vite heqje lirie nga Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan, por pas kërkesës për rihapjen e procesit gjyqësor, çështja u rishqyrtua dhe dënimi u reduktua ndjeshëm në 7 vite burg. Apeli me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë ndryshoi vendimin e dhënë më 22 korrik 2023, duke ulur me 15 vite masën e dënimit dhe duke rikualifikuar veprën penale nga “vrasje në rrethana cilësuese” në “vrasje në kushtet e tronditjes së fortë psikike”.

Në të njëjtin vendim, Gjykata e Apelit shpalli të pafajshëm gjashtë efektivë të forcave “Shqiponja”, të cilët më herët ishin dënuar nga Gjykata e Elbasanit me 16 muaj shërbim prove. Të pafajshëm u shpallën gjithashtu edhe dy ish-zëvendësdrejtorë të Policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla, për të cilët ishte vendosur nga një vit shërbim prove.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë një përplasjeje me armë zjarri, ku humbi jetën Pjerin Xhuvani, ndërsa mbetën të plagosur Emiljani Prenga, Paulin Vuksani, dhëndri i viktimës Edjon Budani, si dhe efektivja e policisë Xhensila Sota. Pas ngjarjes, Arbër Paplekaj pranoi autorësinë dhe u vetëdorëzua në ambientet e RENEA-s në Tiranë, duke deklaruar se kishte vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes, pasi, sipas tij, ishte qëlluar më parë nga persona të dyshuar për blerje votash.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha vlerëson rolin historik të Kavajës në lindjen e pluralizmit

Në foltoren e mbajtur këtë të enjte në kavajë,...

Fermerët protesta të dhunshme në Bruksel

Qindra fermerë nga vende të ndryshme të Europës marshuan...

Komunat në veri votojnë për t’u tërhequr nga Asociacioni i Komunave të Kosovës

Komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, Mitrovica...