7.5 C
Tirana

Balla: Sa herë Kosova ka një festë, Saliu e bën një dëm në Shqipëri

Më datë:

Në një deklaratë për mediat, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se “e sotmja nuk është një lajm i ri”.

“Asgjë e re nga fronti i lindjes”, u shpreh ai.

Ai kujtoi dhjetorin e 8 viteve më parë, duke thënë se “Kuvendi kishte të njëjtën pamje”.

Sipas tij, sa herë nuk ka frymë pjesëmarrjeje në protesta, demokratët mendojnë për t’i vënë zjarrin Kuvendit.

I pashë që sulmuan Avokatin e ri të Popullit, megjithatë qentë le të lehin, karvani ecën përpara”, theksoi ai.

Më tej, u ndal te heqja e disa sanksioneve për Kosovën nga ana e Bashkimit Europian.

“Sa herë Kosova ka një festë, Saliu e bën një dëm në Shqipëri”, tha ai.

Sa i takon SPAK-ut, nënvizoi “se gëzohet sa herë bën aksione” dhe se puna e drejtësisë mbështetet vazhdimisht nga mazhoranca.

“Ky është një rast ku Kuvendi do duhet ta kryejë procedurën sipas Kushtetutës, do kemi komunikim pasi të fillojmë procedurën. Gëzuar festat të gjithëve, edhe ju kameramanëve se ju bëni punë të madhe”, përfundoi socialisti.

Për më shumë se 1 orë, salla e Kuvenditu kthye në arenë përplasjesh mes opozitës dhe mazhorancës, sidomos për çështjen “Balluku” dhe zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha vlerëson rolin historik të Kavajës në lindjen e pluralizmit

Në foltoren e mbajtur këtë të enjte në kavajë,...

Fermerët protesta të dhunshme në Bruksel

Qindra fermerë nga vende të ndryshme të Europës marshuan...

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, lirohet nga burgu Arbër Paplekaj

Gjykata e Durrësit ka vendosur sot më 18 dhjetor...