15.5 C
Tirana

Ndotën mjedisin, procedohen penalisht 15 administratorë lavazhesh në Tiranë

Më datë:

Policia e Tiranës procedoi penalisht 15 administratorë lavazhesh në territorin e Komisariatit Nr. 2 si dhe bllokoi deri në marrjen e lejes mjedisore, 15 aktivitetet.

Sipas njoftimit për shtyp të Policisë, gjatë verifikimeve të kryera me objektiv parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e krimeve kundër mjedisit, që gjithashtu rrezikojnë shëndetin e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 konstatuan se 15 lavazhe në territorin në juridiksion të këtij komisariati keqmenaxhonin shkarkimin e ujërave të toksikuar nga solucionet e pastrimit, duke i derdhur ato në rrugë dhe në hapësira publike.

Për këtë paligjshmëri, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 15 administratorët e këtyre subjekteve për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë iu kanë dërguar shkresa institucioneve kompetente, për marrjen e masave administrative të nevojshme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Policia apelon për të gjithë subjektet që ushtrojnë aktivitet me ndikim në mjedis, që të pajisen me autorizimet e kërkuara nga ligji, si dhe të respektojnë rregullat për mbrojtjen e mjedisit, pasi çdo shkelje do të ndëshkohet konform parashikimeve të Kodit Penal.

Kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve kundër mjedisit, vijojnë në mënyrë të pandërprerë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Samiti BE-Ballkani Perëndimor mblidhet sot në Bruksel, merr pjesë Rama

 Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë sot në...

Kosova heq ndalesën e importit për kafshët e gjalla dhe shpendët nga Shqipëria

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton se, bazuar në...

Osmani në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar...

SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,...