14.5 C
Tirana

Platforma digjitale e taksimit të dyfishtë kursen kosto dhe kohë

Më datë:

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka prezantuar sot Platformën e re Digjitale për Taksimin e Dyfishtë, një shërbim inovativ që synon të thjeshtojë dhe përshpejtojë procedurat për tatimpaguesit që përfshihen në marrëveshjet për shmangien e tatimit të dyfishtë.

Sipas njoftimit zyrtar, platforma e re përbën një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të administratës tatimore dhe harmonizimit të saj me praktikat dhe standardet e Bashkimit Europian. Nëpërmjet digjitalizimit të procesit, tatimpaguesit nuk do të kenë më nevojë të paraqesin dokumentacion të shumtë fizik apo të ndjekin procedura të zgjatura pranë sporteleve të administratës.

Përmes kësaj platforme, aplikimet për zbatimin e marrëveshjeve të taksimit të dyfishtë mund të kryhen online, duke mundësuar një komunikim më të shpejtë, transparencë më të madhe dhe monitorim të çdo hapi të procedurës në kohë reale. Tatimpaguesit do të kursejnë kohë, dokumente dhe kosto të panevojshme, ndërsa administrata pritet të përfitojë nga rritja e efikasitetit dhe ulja e gabimeve procedurale.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve theksoi se digjitalizimi i këtij shërbimi është pjesë e një strategjie më të gjerë për modernizimin e proceseve tatimore dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët dhe bizneset. DPT do të vijojë të investojë në teknologji dhe mjete të reja që lehtësojnë bashkëpunimin me tatimpaguesit dhe përmirësojnë administrimin fiskal në vend.

Platforma e re është tashmë aktive dhe e aksesueshme për të gjithë përdoruesit e interesuar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Marrëdhënia e ‘ftohur’ me SHBA, Kurti: Është faji i Serbisë, ne i jemi bindur gjithmonë

Edhe pse është një fakt publik ftohtësia që SHBA...

GREQI – Vazhdojnë protestat dhe bllokimet e rrugëve nga fermerët

Bujqit dhe blegtorët në rajonin e Greqisë Perëndimore po...

Rama: OECD, Shqipëria e para në rajon për shërbimet e punësimit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se sipas raportit të...

Berisha për Bashën: Do t’i vija një kryq të kuq

Partia Demokratike festoi të enjten 35-vjetorin e themelimit të...