10.5 C
Tirana

Berisha: Mazhoranca po kërkon të grabisë Avokatin e Popullit

Më datë:

Partia Demokratike kërkoi sot tërheqjen e firmave për kandidaturat për Avokatin e Popullit.

Në seancën plenare në Kuvend, kreu i PD, Sali Berisha akuzoi shumicën parlamentare se po shkel vendimin e Komisionit të Ligjeve lidhur me procedurat për përzgjedhjen e Avokatit të Popullit, duke e cilësuar veprimin si një “akt grabitje” të institucionit.

Berisha u ndal te vendimi i Komisionit të Ligjeve, sipas të cilit çdo deputet ka të drejtë të firmosë vetëm një kandidat për Avokat të Popullit.

Ai deklaroi se opozita e ka respektuar këtë vendim, ndërsa mazhoranca po e përmbys me qëllime politike.

“Ky parlament ka një Komision Ligjesh, këtë Komision Ligjesh e kryeson një ish-ministër i juaj. Në garën e Avokatit të Popullit, një ditë ky mbledh komisionin dhe vendos që deputeti ka të drejtë vetëm për një firmë. Ky është një vendim i komisionit, të cilin ligji dhe Kushtetuta e ngarkon për procedurën”, tha Berisha.

Ai theksoi se opozita ka vepruar në përputhje me rregullat e caktuara.

“Ne zbatuam vendimin e Komisionit të Ligjeve. Në respekt të tij, ne tërhoqëm të gjitha firmat. Deputeti mund të vendosë një firmë për një kandidat. Vendimi ishte i qartë”, u shpreh Berisha.

Berisha akuzoi mazhorancën se po ndryshon rregullin vetëm sepse kandidati i mbështetur prej tyre nuk mund të sigurojë firmat e nevojshme.

Sipas tij, veprimi i shumicës kompromenton procesin e përzgjedhjes së Avokatit të Popullit dhe minon integritetin e Komisionit të Ligjeve.

Procesi ka hyrë në ngërç pasi Partia Demokratike ka kërkuar tërheqjen e firmave për gjashtë kandidatët në garë: Adriana Kalaja, Aranita Brahaj, Besim Ndregjoni, Endrit Shabani, Skënder Haluci dhe Tartar Bazaj.

Zgjedhja kërkon shumicë të cilësuar prej 3/5, gjë që e bën edhe më të vështirë arritjen e konsensusit në seancë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bardhi: Shabani u hodh në votim si kandidat pa firma, kallëzim penal për Peleshin

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi...

Gjykata Kushtetuese pezullon vendimin e GJKKO, rikthen në detyrë Belinda Ballukun

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku do të...

Marrëdhënia e ‘ftohur’ me SHBA, Kurti: Është faji i Serbisë, ne i jemi bindur gjithmonë

Edhe pse është një fakt publik ftohtësia që SHBA...

GREQI – Vazhdojnë protestat dhe bllokimet e rrugëve nga fermerët

Bujqit dhe blegtorët në rajonin e Greqisë Perëndimore po...