12.5 C
Tirana

Strazimiri: Kandidatët për Avokatin e Popullit nuk kanë mbështetjen e PD

Më datë:

Deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri bëri të ditur sot se grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka tërhequr mbështetjen për cilindo nga kandidatët në garë për Avokatin e Popullit, ndaj sipas tij, asnjë prej kandidatëve nuk plotëson kushtet për të vijuar garën.

Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ku po shqyrtohet plotësimi i kushteve ligjore për kandidatët që kanë marrë mbështetjen me jo më pak se 28 firma për vendin vakant të Avokatit të Popullit, Strazimiri theksoi se deputetët e PD-së kanë tërhequr mbështetjen për secilin prej kandidatëve në garë.

“Nëse merrni parasysh këtë, asnjëri prej kandidatëve nuk e ka mbështetjen sipas kushteve të nenit 111 të Rregullores së Kuvendit, madje edhe sikur të llogarisësh vetëm firmat e grupit parlamentar të PS-së”, tha ai.

Duke iu drejtuar kryetarit të komisionit Ulsi Manja, Strazimiri i kërkoi që të informojë komisionin që “firmat e deputetëve të PD-së nuk mund të llogariten sepse ka tërhequr mbështetjen për të gjithë kandidatët”.

Po ashtu, Strazimiri theksoi se një deputet nuk mund të mbështesë më tepër se një kandidat në garë.

“Shkelet kushti që një deputet duhet të mbështesë vetëm një kandidat. Ndaj jemi në pikën zero dhe asnjë nga kandidatët nuk i plotëson kushtet që kemi vendosur në mbledhjen e datës 17 nëntor”, tha Strazimiri.

Pas qëndrimit të deputetit Strazimiri, Komisioni i Ligjeve votoi me 9 vota pro dhe 3 kundër kalimin në seancë plenare të raportit me gjashtë kandidatë për Avokat të Popullit. Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja theksoi se në raport do të jetë edhe qëndrimi i deputetëve të Partisë Demokratike për tërheqjen e firmave dhe do të jetë seanca plenare që do të duhet të shprehet për këtë qëndrim.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Konkluzionet e BE-së për Shqipërinë

Në konkluzionet që pritet të miratohen javën e ardhshme...

I dogji 44-vjeçarit makinën me vlerë 100 mijë euro pas sherrit, arrestohet i riu në Tiranë

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari që dyshohet...

Supë me trahana dhe domate

Përbërësit: 1 filxhan çaji trahana 1.200 ml ujë 50 ml vaj ulliri 2...

Tritoli ndaj biznesit, detaje nga ngjarja në Shkodër: Çfarë deklaroi pronari

Detaje të reja janë zbuluar nga shpërthimi me tritol...