4.5 C
Tirana

Oficerët në tragetin italian, autoritetet shqiptare të surprizuara: Informim i vonuar mbi aksionin

Më datë:

Dy oficerë të Guardia di Finanza-s dhe një specialist IT-je italian kanë hyrë në Shqipëri paraditen e 5 dhjetorit dhe ishin planifikuar të largoheshin brenda ditës, por veprimet e tyre kanë shkaktuar shqetësim te autoritetet shqiptare.

Kjo sepse ata kishin me vete pajisje të dyshuara për përgjim, por nuk kishin marrë leje dhe as informuar autoritetet tona për këtë.

Të tjera detaje në lidhje me këtë ngjarje që ka bërë bujë në disa media në dy ditët e fundit.

Raportohet se pala italiane i ka informuar autoritetet shqiptare me vonesë mbi veprimet që oficerët do të kryenin në tragetin që kishte flamur italian, të ankoruar në portin e Durrësit.

Kur tre personat tentuan të kalonin në pikën e kalimit kufitar, policia shqiptare zbuloi pajisjet që ata mbanin me vete dhe dyshohet të jenë përgjuese.

Vetëm kur u ndaluan, autoritetet italiane informuan palën shqiptare se dy oficerët dhe specialisti i IT-së ndodheshin atje për të kryer veprime në tragetin e pasagjerëve me flamur italian.

Pajisjet janë bllokuar nga strukturat shqiptare, ndërsa çështja ende nuk ka shkuar në Prokurorinë e Durrësit.

Sipas burimeve, pajisjet do t’i nënshtrohen verifikimeve për të përcaktuar nëse janë kryer veprime jashtë tragetit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Konkluzionet e BE-së për Shqipërinë

Në konkluzionet që pritet të miratohen javën e ardhshme...

I dogji 44-vjeçarit makinën me vlerë 100 mijë euro pas sherrit, arrestohet i riu në Tiranë

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari që dyshohet...

Supë me trahana dhe domate

Përbërësit: 1 filxhan çaji trahana 1.200 ml ujë 50 ml vaj ulliri 2...

Tritoli ndaj biznesit, detaje nga ngjarja në Shkodër: Çfarë deklaroi pronari

Detaje të reja janë zbuluar nga shpërthimi me tritol...