12.5 C
Tirana

Vrau gruan shtatzënë, vdes pas 13 vitesh burg autori i krimit makabër në Orikum

Më datë:

Ishte dhjetori i vitit 2012 kur u raportua një prej krimeve më të bujshme në Shqipëri. Një 34-vjeçare, e cila po priste të sillte në jetë fëmijën e tretë, u vra në formë makabre nga bashkëshorti i saj, Shpëtim Çeliku.

Ngjarja tronditëse u regjistrua në Orikum të Vlorës, ku Shpëtim Çeliku, asokohe 35 vjeç, e goditi me sqepar të renë e cila ishte në muajin e 6-të të shtatzënisë.

Dy vajzat e mitura të çiftit përjetuan momente terrori, ndërsa alarmi në polici u dha nga fqinjët. Policia gjeti trupin të pajetë të masakruar me sqepar, ndërsa u konstatua se gruaja kishte plagë në trup, kokë dhe shenja djegieje (prushi i zjarrit në banesë), sidomos në kurriz. Krahun e djathtë e kishte të thyer, detaje horrori që treguan se ajo ishte torturuar për disa ditë rresht.

Sot, 6 dhjetor 2025, fiks 13 vite më vonë, Drejtoria e Burgjeve bën me dije se autori i krimit ka ndërruar jetë në QSUNT si pasojë e arrestit kardiorespirator.

Çeliku ishte dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Rrethit Vlorë për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, dhe nga dënimi i kishin mbetur për të vuajtur edhe 8 vite e 5 muaj.

Ishte ky fundi një burri që vrau nënën e fëmijëve të tij, për shkaqe xhelozie. Në atë kohë, ai nuk kishte shfaqur ndonjë pendesë, madje ishte përpjekur ta fshihte krimin duke thënë se gruaja e tij ishte larguar nga shtëpia. Veç kësaj, për dy netë rresht, ai i la vajzat e tij, 3 dhe 7 vjeç, të flinin pranë nënës së pajetë. Ai i kishte kërcënuar ato se do t’i rrihte nëse do të guxonin të dilnin jashtë, duke i mbajtur të mbyllura bashkë me kufomën. 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Danimarka do të hapë ambasadë të re në Shqipëri në 2026

Ministria e Jashtme e Danimarkës ka njoftuar se do...

Tentativa për vrasjen e Bamit dhe Ndrekës: 27 të pandehur për gjykim, zbulohet roli i ish-deputetit dhe Martinajt

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Ndikimi rus, sfidë e përbashkët e Malit të Zi dhe Moldavisë

Kudo që ekziston hapësirë për destabilizim, Rusia do ta...