13.5 C
Tirana

Sejko: Transformimi digjital, prioritet për ekonominë shqiptare

Më datë:

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare mbi ekonominë, biznesin, inovacionin dhe teknologjinë, (ICEBIT 2025), në Tiranë, ku theksoi se transformimi digjital është themeli mbi të cilin do të ngrihen ekonomitë moderne. Ai u shpreh se teknologjia, inteligjenca artificiale dhe automatizimi po krijojnë mundësi të reja për rritje dhe përmirësim të konkurrueshmërisë, veçanërisht për ekonomitë në zhvillim si Shqipëria.

Sejko vuri në dukje arritjen e rëndësishme të integrimit të Shqipërisë në SEPA, që prej 7 tetorit 2025, duke theksuar se ky hap sjell pagesa më të shpejta, më të lira dhe më të sigurta drejt Evropës. Paralelisht, Banka e Shqipërisë po punon për modernizimin e sistemeve të brendshme të pagesave dhe zgjerimin e përdorimit të pagesave elektronike 24/7.

Sejko nënvizoi se inovacioni po ndikon edhe hartimin e politikës monetare dhe monitorimin e stabilitetit financiar, përmes modeleve të përparuara analitike dhe proceseve të digjitalizuara.

Guvernatori vlerësoi rolin e Universitetit të Tiranës dhe akademisë në ndërtimin e kapitalit njerëzor dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve publike dhe universiteteve për zhvillimin e një ekonomie inteligjente dhe gjithëpërfshirëse.

Në mbyllje, Sejko theksoi se konferenca të tilla krijojnë terren të rëndësishëm për ide të reja dhe politika të qëndrueshme ekonomike.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Takimet private s’më impresionojnë, analizë për çdo njeri në PD

https://www.youtube.com/live/C8hMuTcTbpM?si=_TaXs_VThYnjE6VT&t=819 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri të ditur...

Danimarka do të hapë ambasadë të re në Shqipëri në 2026

Ministria e Jashtme e Danimarkës ka njoftuar se do...

Tentativa për vrasjen e Bamit dhe Ndrekës: 27 të pandehur për gjykim, zbulohet roli i ish-deputetit dhe Martinajt

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...