10.5 C
Tirana

Burg pa afat për dy të arrestuarit/ Elbasan, masa e sigurisë për ish-ortakun e biznesmenit dhe rojën

Më datë:

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën e sigurisë “Arrest me burg” për Xhino Ago i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla mbrëmjen e 30 nëntorit në Elbasan.Po ashtu në burg është lënë edhe roja e karburantit Kujtim Pisha i akuzuar për moskallëzim të krimit.

Gjatë seancës me dyer të mbyllura e cila zgjati më shumë se dy orë, palët u njohën me aktet dhe me dëshmitë e dhëna nga personat e marrë në pyetje.Burime nga salla e gjyqit bëjnë me dije se organi i akuzës bën lidhjen e Xhino Agos me ngjarjen për faktin se makina që u përdor ditën e vrasjes ishte e kompanisë që drejtohej nga Mëhalla e Ago dhe ishte dhënë në përdorim nga ky i fundit në persona të tretë.

Nga ana tjetër mbrojtja e Kujtim Pishës ka kërkuar vlerësim të paligjshën të arrestit dhe mos vendosje mase sigurie, kërkesë që nuk është marrë në konsideratë nga gjyqtari Elis Dine.

Sipas avokatit mbrojtës klienti i tij ka qenë duke konsumuar darkën në momentin që ka ndodhur krimi gjë që vërtetohet nga mungesa e tij në pamjet filmike të siguruara nga kamerat e sigurisë.

Pritet që këtë fundjavë para gjykatës për masë sigurie të dalë edhe Nevzat Spaho gjithashtu i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit 43-vjecar.

Policia ndërkohë vijojnë punën për ndalimin e dy personave të tjerë të shpallur në kërkim

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Protesta mbahen para parlamentit gjerman kundër projektligjit për shërbimin ushtarak

Një grup protestuesish organizuan një demonstratë para ndërtesës së...

Stuhia “Byron” godet juglindjen e Greqisë

Këto janë pasojat e një stuhie të fuqishme, “Byron”,...

Dosja “Veliaj” në pritje, seanca më 12 dhjetor. Avokatët nuk kryen mbrojtjen

Është shtyrë për në datën 12 dhjetor seanca paraprake...