10.5 C
Tirana

Trafikuan armë nga Kosova në Shqipëri, dërgohen në gjykim 8 shtetas shqiptarë dhe kosovarë

Më datë:

Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim 8 shtetas shqiptarë dhe kosovarë të cilët trafikuan armë nga Kosova në Shqipëri.

Konkretisht, Prokuroria Tiranë dërgoi për gjykim të pandehurit “T. Sh., G Ll., E.M. dhe A. M., të akuzuar për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, dhe shtetasit E.Th. M.K. B.K. dhe V.O, për veprën penale të “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

Tre prej tyre, shtetas kosovarë E.Th., B.K., dhe M.K. të cilët me kërkesën e prokurorisë u shpallën fajtorë dhe u dënuan përkatësisht: 8 vite burg të shtetasit B.K. për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”; 6 vite e 8 muaj burg të shtetasit M.K. për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”; 7 vite burg të shtetasit E.Th. për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”.

Ndërkohë sipas Prokurorisë së Tiranë për pesë shtetasit e tjerë, çështja u dërgua në gjyq për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, ndërsa për shtetasin V.O. për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

Hetimet nisën pas sinjalizimeve se shtetasit B.K. dhe M.K. kanë blerë një sasi të konsiderueshme armë zjarri të llojit pistoletë “Zoraki” me qëllim trafikimin e tyre drejt territorit të Shqipërisë. Hetimet e zhvilluara nga skuadra e përbashkët hetimore midis Shqipërisë dhe Kosovës, me mbështetjen e Eurojust, çuan në një operacion ndërkombëtar ku u arrestuan 16 persona dhe u sekuestruan 64 armë zjarri dhe municione në të dy shtetet.

Sipas Prokurorisë, veprimet hetimore, të shoqëruara edhe me përgjimet ambientale për blerjen e simuluar vërtetuan se këta shtetas kanë konsumuar veprën penale për të cilën akuzohen.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Protesta mbahen para parlamentit gjerman kundër projektligjit për shërbimin ushtarak

Një grup protestuesish organizuan një demonstratë para ndërtesës së...

Stuhia “Byron” godet juglindjen e Greqisë

Këto janë pasojat e një stuhie të fuqishme, “Byron”,...

Dosja “Veliaj” në pritje, seanca më 12 dhjetor. Avokatët nuk kryen mbrojtjen

Është shtyrë për në datën 12 dhjetor seanca paraprake...

Tjetër tragjedi në Mesdhe, zhduken mes dallgëve pesë persona

Sërish viktima në rrugën e Mesdheut qendror, mes tyre...