Sistemi i Drejtësisë nuk mund të karantinohet tha Xhafaj

Më datë:

Fatmir Xhafaj, ish ministri i Drejtësisë, sot deputet dhe anëtarë në Komisionin e Ligjeve, përmes disa mesazhe e në Twitter thotë se “nuk mund të humbim më shumë kohë me procesin e ringritjes të drejtësisë së re”.

Ish-kryetari i komisionit të posaçëm parlamentar për ndryshimet kushtetuese, Fatmir Xhafaj, u bën thirrje gjyqtarëve, prokurorëve por edhe anëtarëve të organeve të reja të drejtësisë që të mos e ndalin punën e tyre.

Xhafaj nënvizon se sistemi i Drejtësisë nuk mund të karantinohet.

Ai nënvizon se COVID-19 nuk është shkak për bllokimin e plotë të hetimeve dhe gjykimeve dhe se nuk mund të humbet më shumë kohë me procesin e ringritjes të drejtësisë së re.

“Një pjesë e njerëzve të drejtësisë janë solidarizuar për të dhuruar një pjesë të pagave të tyre. Shumë prej tyre, Gjykata e Lartë dhe prokurorët kryesisht, janë në krye të detyrës këto ditë. Shumë çështje presin të shqyrtohen, vendime që të zbardhen. Kjo është realisht gjëja që na duhet. Gjyqtarët dhe prokurorët, Organet e vetingut, KED, ILD, KLGJ dhe KLP, gjithë sistemi i Drejtësisë nuk mund të karantinohet! #COVID19 nuk është shkak për bllokimin e plotë të hetimeve & gjykimeve. Nuk mund të humbim më shumë kohë me procesin e ringritjes të drejtësisë së re”, thekson Xhafaj.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deputetët ratifikojnë marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë ratifikuar marrëveshjen ndërkombëtare...

Ish-ministri në fokus të SPAK, kërkohet rikthimi në burg i Lefter Kokës

Dy muaj nga vendimi i apelit të posaçëm që...

Kërkoi pafajësinë, Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi vendimin për Jurgis Çyrbjen

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi vendimin...

Emërohet zëvendësinspektorja e Lartë e Drejtësisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë zhvilloi procedurën për përzgjedhjen...