19.5 C
Tirana

Peleshi: Çështja e pezullimit të Ballukut, në shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese

Më datë:

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, nuk pranoi sot në seancën plenare të Kuvendit kërkesën e kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, për interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama.

Në kërkesën e tij, Bardhi pretendon se kërkesa e Kryeministrit ndaj Gjykatës Kushtetuese është e pabazuar në Kushtetutë dhe se Kryeministri duhej të kishte marrë masën e shkarkimit të zv/kryeministres Belinda Balluku, në vend që ta drejtonte çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

Peleshi u shpreh se, objekti i kërkesës për interpelancë është aktualisht në shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, e cila po vlerëson nëse kërkesa është e pranueshme për shqyrtim në seancë plenare.

Kërkesa për interpelancë urgjente, nënvizoi Peleshi, “nuk duhet pranuar sepse çështja është aktualisht në shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese dhe është ky organ që do të japë një interpretim përfundimtar mbi kompetencat dhe ndarjen e pushtetit ndërmjet institucioneve të ndryshme”.

“Çdo përpjekje për ta nxjerrë një vendim politik, para se të përfundojë shqyrtimi kushtetues, mund të cenojë parimet e pavarësisë së institucioneve dhe të sundimit të ligjit”, tha kryetari i Kuvendit.

Në këtë kuadër, vijoi Peleshi, “është e domosdoshme që të pritet vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese dhe të respektohen proceset ligjore dhe kushtetuese që kanë për qëllim garantimin e drejtësisë dhe funksionimin e duhur të institucioneve shtetërore”.

Sipas rregullores, pasi Kryetari i Kuvendit nuk pranon kërkesën shprehen deputetët me votë, të cilët votuan me 74 vota kundër dhe 17 pro për rrëzimin e kërkesës së Gazment Bardhit për interpelancë urgjente me Kryeministrin Edi Rama.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berberi kërkon përjashtimin e të dhënave nga telefoni në gjykim të shkurtuar

I besuari i Ballukut, ish -kreu i Autoritetit Rrugor...

“Le të vazhdojë me agjendën e vet” – Berisha i përgjigjet Salianjit

Kryedemokrati Sali Berisha, foli sot, 4 dhjetor, jashtë ambienteve...

“Rama e ka quajtur PS-në bordello”, Berisha: Është i kapur si miu në çark…

Kryetari i PD-së Sali Berisha, në fjalën e tij...

Macron pritet nga Xi Jinping: Fuqizohet partneriteti Kinë-Francë

Presidenti kinez Xi Jinping ka pritur sot, 4 dhjetor,...