13.5 C
Tirana

Shqipëria merr Presidencën e radhës të CEFTA-s në vitin 2026

Më datë:

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në panelin e nivelit të lartë të organizuar në kuadër të Javës së CEFTA 2025, në Prishtinë, një aktivitet që mblodhi vendimmarrësit kryesorë të rajonit për të diskutuar drejtimin e ardhshëm të bashkëpunimit tregtar dhe integrimit ekonomik.

Gjatë fjalës së saj, ministrja theksoi se ekonomitë e Ballkanit Perëndimor po përballen me një realitet të ri global, ku zinxhirët e furnizimit po ndryshojnë, kushtet klimatike po ashpërsohen dhe konkurrenca kërkon tregje më të integruara dhe më të parashikueshme.

Në këtë kontekst, ministrja u shpreh, se CEFTA mbetet një mekanizëm kyç për stabilitetin, sigurinë dhe rritjen afatgjatë të ekonomive të rajonit, duke shërbyer si baza më e rëndësishme për afrimin me tregun e përbashkët europian.

Ministrja Ibrahimaj nënvizoi nevojën për ta kthyer bashkëpunimin rajonal në një praktikë të përditshme, përmes harmonizimit të rregullave, digjitalizimit të pikave kufitare, rritjes së transparencës dhe përfshirjes së biznesit, asistencës teknike dhe përfshirjen e NVM-ve në hartimin e politikave.

Ajo theksoi gjithashtu, se progresi në CEFTA kërkon vullnet të qëndrueshëm politik, për të eliminuar burokracitë dhe për të ndërtuar një klimë të favorshme për sipërmarrjen dhe rritur besimin tek investitorët.

Një fokus i rëndësishëm i diskutimit gjatë këtij takimi ishte roli i CEFTA-s në tërheqjen e investimeve me vlerë të shtuar.

“Rajoni duhet të lëvizë drejt investimeve që sjellin teknologji, aftësi dhe produktivitet, duke e bërë CEFTA-n një platformë funksionale për integrimin gradual në tregun e BE-së”, tha Ibrahimaj.

Në përfundim të panelit, u zyrtarizua se Shqipëria do të marrë Presidencën e Radhës së CEFTA-së në vitin 2026, ku ministrja prezantoi katër prioritetet strategjike që vendi ynë do të udhëheqë gjatë këtij mandati

“Fuqizimi i bashkëpunimit politik dhe institucional ndërmjet palëve të CEFTA-s; rritja e transparencës dhe pjesëmarrjes së akterëve ekonomikë dhe socialë në hartimin e politikave; prodhimi i rezultateve konkrete për bizneset, veçanërisht në lehtësimin e qarkullimit të mallrave, Green Lanes, turizmin dhe tregtinë agro-ushqimore; mbështetja e investimeve me vlerë të shtuar, përmes një tregu rajonal më të harmonizuar dhe më të parashikueshëm janë prioritetet strategjike”, nënvizoi Ibrahimaj.

Sipas ministres Ibrahimaj, ky është momenti që CEFTA të kalojë në një moment tjetër të rëndësishëm, duke theksuar përkushtimin e Shqipërisë për ta çuar përpara këtë proces në frymën e integrimit europian dhe të zhvillimit të përbashkët ekonomik të rajonit. 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“BE vendos t’i ndërpresë importet e gazit rus, Von der Leyen: Po i zvogëlojmë fuqinë Putinit”

Bashkimi Evropian ra dakord të mërkurën të ndërpresë gradualisht...

Propozimi i SPAK për kreun e ri të BKH, KLP mblidhet më 9 dhjetor për të votuar 

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka caktuar datën 9...

Hetimet për AKSH: Drejtoresha para SPAK-ut për 12 tendera”

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit Mirilda...

“Aksident në Durrës: Drejtonte automjetin i dehur nga droga, përplasi këmbësoren”

DURRËS- Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit,...