14.5 C
Tirana

“Të anulohet falja e gjobave”, GJKKO rrëzon kërkesën e  Aulon Kalasë

Më datë:

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vendosur të mos pranojë kërkesën e kandidatit demokrat, Aulon Kalaja, për të detyruar SPAK-un, që të nisë një hetim mbi faljen e gjobave.

Sipas vendimit të dhënë nga gjyqtarja Nertina Kosova, akti i faljes së gjobave nuk përbën shkelje penale dhe për këtë arsye nuk mund të jetë objekt hetimi penal.

Pas vendimit, Kalaja deklaroi se, megjithëse çështja nuk u trajtua nga SPAK dhe gjykata nuk e njohu të drejtën e tij, ai do të vazhdojë procesin dhe do të drejtohet me rekurs në Gjykatën e Lartë.

Kandidati demokrat në zgjedhjet e fundit, është ankuar se falja e gjobave u bë nga qeveria, dy ditë përpara 11 Majit, datës së zgjedhjeve.

Sipas tij, kjo praktikë përbën krim elektoral.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Trump, optimist për një marrëveshje paqeje Rusi–Ukrainë

Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh optimist lidhur me...

Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Po shqyrtojmë një sulm parandalues kundër Rusisë

NATO po merr në konsideratë një sulm parandalues kundër...

Vetëvendosje formon koalicion për zgjedhje, PDK dhe LDK të ndara

Kosova mban zgjedhjet e jashtëzakonshme më datë 28 dhjetor...

“Po ju edhe sot këtu rrini?” – Kryemadhi para SPAK për detyrimin e paraqitjes

Monika kryemadhi është paraqitur këtë të hënë në SPAK,...