14.5 C
Tirana

Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Po shqyrtojmë një sulm parandalues kundër Rusisë

Më datë:

NATO po merr në konsideratë një sulm parandalues kundër Rusisë në përgjigje të sulmeve hibride. Ndoshta duhet të jemi më agresivë se kundërshtari ynë!” – Kështu ka deklaruar për Financial Times admirali Giuseppe Cavo Dragone, kreu i Komitetit Ushtarak të NATO‑s.

“Po shqyrtojmë mundësinë për të vepruar në mënyrë më agresive dhe parandaluese, në vend se thjesht të reagojmë”, ka theksuar Dragone.

Disa diplomatë, veçanërisht nga vendet e Evropës Lindore, i kërkojnë Aleancës të mos mjaftohet më vetëm me reagime, por të kundërpërgjigjet.

Sipas admiralit italian, një “sulm parandalues” mund të konsiderohet si një “veprim mbrojtës”.

Megjithatë, “kjo shkon përtej mënyrës sonë të zakonshme të të menduarit dhe vepruarit”, ka nënvizuar ai.

“Ndoshta duhet të jemi më të ashpër se kundërshtari ynë. Pyetjet që lindin kanë të bëjnë me kuadrin ligjor dhe juridiksionin: kush do ta ndërmarrë?”, ka shtuar ai.

Financial Times përmend misionin e NATO‑s Baltic Sentry, i cili patrullon Detin Baltik dhe ka parandaluar përsëritjen e incidenteve si ato të prerjes së kabllove.

“Që nga fillimi i operacionit ‘Baltic Sentry’ nuk ka ndodhur asgjë. Kjo do të thotë se parandalimi po funksionon”, vlerëson Dragone. Megjithatë, ai pranon se një nga problemet është se vendet e NATO‑s kanë “shumë më tepër kufizime krahasuar me kundërshtarët, për shkak të etikës, ligjeve dhe juridiksionit”.

“Nuk dua të them që ky është një pozicion i humbur, por është më i ndërlikuar se ai i kundërshtarit”, ka shtuar admirali.

“Duhet të analizojmë me kujdes se si arrihet parandalimi: përmes veprimeve hakmarrëse apo përmes një sulmi parandalues?”, ka përfunduar kreu i Komitetit Ushtarak të NATO‑s.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Trump, optimist për një marrëveshje paqeje Rusi–Ukrainë

Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh optimist lidhur me...

“Të anulohet falja e gjobave”, GJKKO rrëzon kërkesën e  Aulon Kalasë

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vendosur të mos...

Vetëvendosje formon koalicion për zgjedhje, PDK dhe LDK të ndara

Kosova mban zgjedhjet e jashtëzakonshme më datë 28 dhjetor...

“Po ju edhe sot këtu rrini?” – Kryemadhi para SPAK për detyrimin e paraqitjes

Monika kryemadhi është paraqitur këtë të hënë në SPAK,...