Një aksident me vdekje ka ndodhur paraditen e kësaj të hënë, në aksin Roskovec- Berat, pranë fshatit Strum.
Një automjet ka përplasur një shtetas, i cili po udhëtonte me biçikletë dhe për pasojë ka humbur jetën.
Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi Gëzim Xhoka.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti me pasoja fatale.


