14.5 C
Tirana

Greva e fermerëve grekë bllokon për disa orë aksin Kakavijë-Janinë

Më datë:

Aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në fshatin Kallpaq, do të jetë sot i bllokuar nga ora 12:00 deri në orën 18:00 (me orën greke), për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët grekë.

Policia Kufitare Kakavijë njoftoi sot qytetarët mbi këtë bllokim, ndërsa bëri të ditur se do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

“Nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë jemi njoftuar nga Policia Kufitare greke se ditën e sotme, nga ora 12:00 deri në orën 18:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në fshatin Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët”, thuhet në njoftimin për shtyp të Policisë.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

Ndërkohë në pikën kufitare të Kakavijës janë krijuar radhë të gjata automjetesh nga pala greke që në orët e para të mëngjesit ku qytetarët po presin mbi dy orë për të kaluar kufirin.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Po shqyrtojmë një sulm parandalues kundër Rusisë

NATO po merr në konsideratë një sulm parandalues kundër...

Vetëvendosje formon koalicion për zgjedhje, PDK dhe LDK të ndara

Kosova mban zgjedhjet e jashtëzakonshme më datë 28 dhjetor...

“Po ju edhe sot këtu rrini?” – Kryemadhi para SPAK për detyrimin e paraqitjes

Monika kryemadhi është paraqitur këtë të hënë në SPAK,...

Kokëdhima dhe mbrojtja e ministrave, Berisha zbërthen lidhjet me Venecia dhe Ramën

https://www.youtube.com/live/E413WKt8ZIA?si=4b2tmNaRR86WUeNG Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi se në asnjë...