Kundër themelimit të një organizate rinore të AfD-së protesta në Gjermani

Më datë:

Në Gjermani, mijëra protestues janë përplasur me policinë në qytetin e Giesenit, rreth 60 kilometra në veri të Frankfurtit.

Ata kundërshtojnë themelimin e një organizate të re rinore të partisë së djathtë ekstreme, AfD.

Rreth 50 mijë protestues u mblodhën në rrugët e qytetit, duke bllokuar rrugët kryesore, ura dhe aksin hyrës të autostradës që të çon drejt ndërtesës ku AfD po zhvillonte kongresin për zgjedhjen e drejtuesit të ri.

Qytetarët e indinjuar u përplasën me autoritetet, ndërsa këta të fundit përdorën ujë për shpërndarjen e turmave. Policia angazhoi rreth 6 mijë efektivë nga e gjithë Gjermania.

Protestat janë organizuar nga sindikata të fuqishme, parti të majta dhe organizata të shoqërisë civile, të cilat e akuzojnë AfD-në se po tenton të ringrejë një strukturë rinore me prirje ekstremiste.
Organizata e mëparshme e partisë u shpërbë këtë pranverë, pasi u shpall zyrtarisht organizatë me qëndrime ekstremiste të djathta nga shërbimi i inteligjencës gjermane.

Ndërkohë, vetë AfD pretendon se po distancohet nga e kaluara dhe po krijon një strukturë të re, që sipas saj, synon t’u japë të rinjve zë në politikë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kontrolle në burgun e Shkodrës, gjenden celularë të fshehur në ambiente të brendshme

Janë zhvilluar kontrolle në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve...

Ministri grek, Nikos Dendias mbërrin në Tiranë. Takon kryeministrin Rama

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias, pritet të...

Trigona të vogla me bajame – Recetë e ëmbël

Bajamet janë ndër arrorët më të përdorur në ëmbëlsira...

Komisioni i Jashtëm, seanca dëgjimore me kandidatë për ambasadorë

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi sot...