TAJLANDË – 145 viktima pas përmbytjeve në jug të vendit

Më datë:

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Tajlandën jugore është rritur ndjeshëm nga 55 në 145, njoftoi sot një zëdhënës i qeverisë, me provincën Songkhla që mban peshën kryesore të katastrofës me 100 viktima.

“Numri i përgjithshëm i të vdekurve në provincat jugore ka arritur në 145”, tha Siripong Angkasakulkiat në një konferencë për shtyp, ndërsa pjesa më e madhe e Azisë Juglindore po përjeton reshje të dendura shiu dhe rrëshqitje toke në fillim të sezonit të shirave.

Imazhet e transmetuara nga televizionet lokale ditët e fundit treguan ekipet e shpëtimit në Hat Yai duke evakuuar banorët me ndihmën e varkave, motorëve te ujit dhe kamionëve ushtarakë, me nivelin e ujit që po rritej.

Tajlanda përjeton rregullisht reshje të dendura nga qershori deri në shtator, dhe shkencëtarët shpjegojnë se ngrohja globale e shkaktuar nga veprimtaria njerëzore i bën fenomenet meteorologjike më të shpeshta, më vdekjeprurëse dhe më shkatërrimtare.

”Për çdo gradë celsius shtesë, atmosfera mund të mbajë 7% më shumë lagështi, duke rezultuar në reshje më të dendura shiu”, paralajmërojnë ekspertët.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kontrolle në burgun e Shkodrës, gjenden celularë të fshehur në ambiente të brendshme

Janë zhvilluar kontrolle në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve...

Ministri grek, Nikos Dendias mbërrin në Tiranë. Takon kryeministrin Rama

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias, pritet të...

Trigona të vogla me bajame – Recetë e ëmbël

Bajamet janë ndër arrorët më të përdorur në ëmbëlsira...

Komisioni i Jashtëm, seanca dëgjimore me kandidatë për ambasadorë

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi sot...