13.5 C
Tirana

Qeveria kërkoi rrëzimin e pezullimit të Ballukut, Kushtetuesja shtyn seancën paraprake

Më datë:

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë për në datë 2 dhjetor shqyrtimin e kërkesë-padisë së bërë nga qeveria për çështjen e pezullimit nga detyra të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Kolegji i përbërë nga Sandër Beci, Sonila Bejtja dhe Marsida Xhaferllari, pritej të mblidhej këtë të enjte, më 27 nëntor, por mbledhja sipas medieve është shtyrë për javën tjetër.

Në mbledhjen e ardhshme pritet të vendoset nëse kërkesa e qeverisë do të kalojë apo jo për shqyrtim nga Kolegji.

Qeveria kërkon zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës së krijuar ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave, nga njëra anë, dhe Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), nga ana tjetër, lidhur me pezullimin e ushtrimit të detyrës së anëtarit të Këshillit të Ministrave.

Gjithashtu qeveria kërkon shfuqizimin e vendimit të GJKKO-së për pezullimin e ministres Balluku nga detyra.

GJKKO ka vendosur dy masa sigurie për Ballukun, atë të pezullimit nga detyra dhe ndalimin e lëvizjes jashtë vendit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U la në burg, avokati: Erzen Uka ishte rastësisht në shtëpinë ku ndodhi incidenti

Julian Cumraku dhe Erzen Uka, të arrestuar mbrëmjen e...

Kurti: Ndërtimi i fabrikës së municioneve “Made in Kosova” do të përfundojë vitin e ardhshëm

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti deklaroi se fabrika e...

Automjete luksoze të vjedhura nga Italia, dy të dyshuar në kërkim

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Stolen...

Meta zgjeron mbrojtjen ligjore, seanca paraprake shtyhet

Është shtyrë për më 5 dhjetor seanca paraprake në...