Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën për dosjen “5D”.
Shkak është bërë mungesa e avokatëve. Seanca e radhës u la për në 10 dhjetor në orën 09:30.
Kujtojmë se për këtë çështje janë vënë në pranga disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës.
Kjo dosje ndodhet në fazën e gjykimit ku prokuroria po pyet dëshmitarët mbi një skemë e korrupsioni.
Të pandehur janë ish-drejtori i Ujësjellësit, ai i IMT-së Mariglen Qato dhe Taulant Tushe.
Më herët, po për një fraksion të kësaj dosjeje, GJKKO dënoi me 4 vite burg gjithsej pesë të pandehur.


