Një aksion i përbashkët është zhvilluar mes prokurorisë së Brescia-s në Itali dhe Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Burimet bëjnë me dije se janë lëshuar 21 urdhërarreste.
Operacioni ka goditur një grup të trafikut ndërkombëtar të drogës.
ër këtë çështje ka disa persona të arrestuar më herët për vepra të tjera. Baza e tyre ishte në qytetin e Durrësit.
Deri më tani këto janë të dhënat paraprake që vijnë nga ky operacion.
Kujtojmë që gjatë këtij viti kanë qenë të shumta operacionet e përbashkëta të SPAK-ut me agjenci të huaja ligjzbatuese, sidomos italiane.


