17.5 C
Tirana

Durrës: 33-vjeçari i dehur përplasi motorin e policisë, “Skifteri” kapet vjedhës në Shijak

Më datë:

Një 33-vjeçar është arrestuar, pasi në gjendje të dehur teksa drejtonte mjetin ka përplasur motorin e policisë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet Xh. I. Ndërkohë një 33-vjeçar u arrestua pasi tentoi të vidhte një makinë të parkuar në Shijak.

NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. I., 33 vjeç, banues në Durrës.
Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Plepa–Shkozet, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me motomjetin e Policisë, në të cilin ndodheshin dy punonjës të Policisë Rrugore që ishin në shërbim. Nga aksidenti pati vetëm dëme materiale.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, pasi është konstatuar duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., 33 vjeç, banues në Manëz, Durrës, pasi më datë 24.11.2025, në orën 19:00, në fshatin Sallmone, Shijak, dyshohet se ka tentuar të vjedhë një automjet të parkuar, në pronësi të shtetases A. H.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. T., 41 vjeç, banues në Shijak, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

SHBA – Trump mbetet optimist për bisedimet e paqes me Ukrainën

Presidenti amerikan, Donald Trump mbetet shpresëplotë se bisedimet për...

Balliu: Qeveria dhe policia në bashkëpunim me krimin e organizuar

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, në një deklaratë...

Kosovë: SHBA kërkon respektimin e ligjit pas shkarkimit të kryeprokurorit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë...

Berisha pas kthimit nga Brazili: CDI e shqetësuar për situatën dramatike në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas kthimit nga...