17.5 C
Tirana

Balliu: Qeveria dhe policia në bashkëpunim me krimin e organizuar

Më datë:

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, u shpreh se PD ka votuar kundër buxhetit, duke akuzuar qeverinë dhe strukturat e rendit për bashkëpunim me krimin e organizuar.

Balliu deklaroi se, sipas opozitës, “nuk mund t’i jepet në dorë buxheti atyre që janë përgjegjës për pasigurinë në vend”. Ai kujtoi se PD ka denoncuar vazhdimisht atë që e cilëson si bashkëpunim të thellë mes krimit të organizuar dhe qeverisë.

Sipas tij, “e vetmja gjë që është rritur nga ana e sigurisë është bashkëpunimi i krimit të organizuar me qeverinë aktuale”, ndërsa theksoi se kjo është arsyeja kryesore pse Partia Demokratike e ka kundërshtuar buxhetin.

Duke iu referuar ngjarjeve kriminale të fundit, Balliu u shpreh se “nuk kalon dot një javë në Shqipëri pa patur atentate mafioze”, duke akuzuar qeverinë se ka lejuar krijimin e një “fushe të lirë” për veprimtarinë e grupeve kriminale. Ai argumentoi se kjo situatë ndodh “sepse bandat kanë bashkëpunim me qeverinë aktuale dhe segmentet e sigurisë që duhet të mbronin qytetarët”.

Në përfundim të deklaratës, Balliu nënvizoi se buxheti i propozuar “nuk sjell asgjë për të parandaluar krimin”, duke pretenduar se “për qeverinë krimi është bashkëpunëtor e aleat, ndërsa qytetarët kthehen çdo ditë në viktima”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Durrës: 33-vjeçari i dehur përplasi motorin e policisë, “Skifteri” kapet vjedhës në Shijak

Një 33-vjeçar është arrestuar, pasi në gjendje të dehur...

SHBA – Trump mbetet optimist për bisedimet e paqes me Ukrainën

Presidenti amerikan, Donald Trump mbetet shpresëplotë se bisedimet për...

Kosovë: SHBA kërkon respektimin e ligjit pas shkarkimit të kryeprokurorit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë...

Berisha pas kthimit nga Brazili: CDI e shqetësuar për situatën dramatike në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas kthimit nga...