Asim Vokshi është gjyqtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese. Ai u betua sot, 25 nëntor, para Presidentit Bajram Begaj.
Kujtojmë se Vokshi zëvendëson në detyrë Holta Zaçajn, e cila mbante njëkohësisht edhe rolin e kryesueses së Gjykatës Kushtetuese.
Gjykata e Lartë e shpalli fitues Asim Vokshin për zëvendësimin e Zaçajt, por rezultati u kundërshtua nga kandidatja tjetër Naureda Llagami.
Ajo pretendoi në Gjykatën Administrative dhe më pas në Kushtetuese, që një votë e shpallur e pavlefshme, i takonte asaj, e rrjedhimisht e bënte atë gjyqtare kushtetuese.
Por “Kushtetuesja” ia rrëzoi kërkesën dhe pas kësaj, presidenca caktoi datën e betimit të Vokshit.


