14.5 C
Tirana

Donbasi, ushtria dhe rindërtimi: Kërkesat e Europës për paqen në Ukrainë

Më datë:

Nuk kam parë asnjë plan alternativ”. Mjaftojnë këto fjalë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, për të kuptuar sa i thellë është hendeku mes Europës dhe SHBA-ve për mënyrën se si duhet të mbyllet lufta në Ukrainë. Presidenti amerikan nuk pranon të diskutojë nisma të tjera përveç planit të tij, duke kërkuar meritat e plota për paqen dhe duke u lënë të tjerëve përgjegjësinë e çdo dështimi të mundshëm.

Megjithatë, një kundërpropozim europian ekziston. Ai është hartuar nga Franca, Gjermania, Britania dhe Komisioni Europian. Një nga pikat kyçe të pazgjidhura dje lidhet pikërisht me thelbin e platformës së Europës: Sovranitetin territorial të Ukrainës, pra territoret që duhen, ose jo, t’i kalohen Rusisë. Përtej nervozizmit amerikan, ndryshimet e propozuara nga Europa janë aq të shumta sa përbëjnë një plan krejt tjetër, të cilin Kievi duket se e ka përvetësuar.

Dokumenti prej 28 pikësh, ku katër prej tyre janë fshirja e disa propozimeve të Trump, korrigjon linjën amerikane duke nisur nga çështjet territoriale e deri te garancitë e sigurisë. Përsa i përket madhësisë së ushtrisë ukrainase, Europa rrit kufirin nga 600 mijë në 800 mijë trupa, me një saktësim të rëndësishëm: “Në kohë paqeje”. Negociatat për territoret do të nisin “nga Linja e Kontaktit” dhe jo mbi bazën e njohjes de facto të disa zonave si ruse.

Garancia e sigurisë në të ardhmen, sipas planit europian, duhet të përfshijë edhe SHBA-të përmes një mekanizmi të ngjashëm me nenin 5 të NATO-s, propozim i mbështetur fort nga Italia, pa e anëtarësuar Ukrainën në Aleancë. Po ashtu, hiqet nga tavolina ideja që asetet e ngrira ruse të menaxhohen nga SHBA-të.

Duke lexuar propozimin europian, diferencat dalin menjëherë në pah që te pika e parë: “Rikonfirmimi i sovranitetit të Ukrainës”. Marrëveshja e “mosagresionit” duhet të garantohet jo vetëm nga BE-ja, por edhe nga NATO. Në pikën 9 thuhet se “avionët luftarakë të NATO-s do të vendosen në Poloni”, ndërsa formula e Trump fliste vetëm për “avionë europianë”.

Në pikën 13 nënvizohet se heqja e sanksioneve ndaj Rusisë “do të diskutohet dhe vendoset fazë pas faze, rast pas rasti”. Zbatimi i marrëveshjes do të monitorohet nga një Task-Forcë e përbashkët SHBA–Ukrainë–Rusi–BE, dhe jo vetëm nga amerikanët. Megjithatë, në pikën 27 i jepet Trump-it një rol kryesor: “Marrëveshja do të jetë juridikisht detyruese. Zbatimi i saj do të monitorohet dhe garantohet nga një Këshill Paqeje, i kryesuar nga Presidenti Donald J. Trump”. Pika e fundit parashikon armëpushim të menjëhershëm.

Beteja e planeve vazhdon. Por diplomacia europiane, të paktën për momentin, po zgjedh ta mbajë të fshehtë draftin e saj.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shkencëtarët zbulojnë një përfitim surprizues nga lëngu i portokallit

Një dietë e balancuar është çelësi i një jete...

Zgjerimi i BE-së, PE: Mos përdorni çështjet dypalëshe për të bllokuar integrimin

Çështjet e pazgjidhura dypalëshe mes shteteve anëtare të BE-së...

Aksident në aksin Lezhë- Milot, përplasen dy automjete, njëri përfundon e përmbysur në kanal

Një aksident është regjistruar pak më parë pranë kryqëzimit...

Vizita e Çelës dhe Dumanit në Belgjikë, fokusi tek antimafia dhe sekuestrimi i aseteve

Prokurori i Përgjthshëm, Olsian Çela dhe drejtuesi i Prokurorisë...