19.5 C
Tirana

Allushi: Bie lehtë niveli i Vjosës tek Ura e Mifolit, 10 familje të evakuuara

Më datë:

Në Novoselë të Vlorës ka filluar tërheqja e ujërave të Vjosës, pas fryrjes së lumit nga reshjet intensive të ditëve të fundit ndërsa raportohet rënie e lehtë e nivelit që sot ka mbërritur deri në 8.1 metra.

Prefektja e qarkut të Vlorës, Evis Allushi nga terreni ku po monitoron situatën tha sot për ATSH-në se mbrëmjen e djeshme ka pasur shira të dendur duke sjellë rritje të nivelit të ujit të lumit Vjosa, duke theksuar se ekipet janë gjatë gjithë kohës në monitorim të situatës.

Sipas saj, ekipet e bashkisë janë në terren në ndihmë të banorëve në Novoselë.

“Kemi nisur që drekën e djeshme me evakuimin e familjeve. Për arsye sigurie, në njësinë Novoselë janë evakuuar dje 7 familje, ndërsa 3 të tjera pranë urës së Mifolit, duke e çuar në 10 numrin total të familjeve të larguara”, tha Allushi.

Prefektja Allushi u shpreh se “dëme ka pasur edhe në Delvinë, pasi mbrëmjen e djeshme reshjet kanë qenë të dendura. Aty nuk ka pasur evakuime, por janë përmbytur disa banesa. Ndërsa në fshatin Çukë ka pësuar dëmtime ura e Metoqit për shkak të reshjeve të fuqishme”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Prokuroria Fier sekuestron 15 prona e llogari bankare të dy vëllezërve të dënuar në Angli

Prokuroria e Fierit, sekuestroi 15 pasuri të luajtshme dhe...

Pezullim dhe bllokim pasaporte për Ballukun, GJKKO: Hetime për disa tendera në fokus

Gjykata së Posaçme për zëvendëskryeministren, Belinda Balluku, ndaj të...

Rama mbështet Ballukun pas pezullimit: Nuk do të ketë konflikte me drejtësinë

Pas konferencës së përbashkët me komisioneren e BE për...

Prostitucion në Shkodër, arrestohet 23-vjeçarja braziliane që shfrytëzonte një shtëpi me qira

Finalizohet operacioni policor i koduar “Rent house”, goditet një...