19.5 C
Tirana

Rama: Tarifat roaming me BE-në përfundojnë në 2026

Më datë:

Kryeministri Edi Rama, në nisje të punimeve të Samitit “Plani i Rritjes -Rruga jonë drejt BE-së”, vlerësoi se Ballkani Perëndimor ka zgjedhur të ecë përpara së bashku me Planin e Rritjes të BE si udhërrëfyes.

Rama theksoi se ky nuk është një udhërrëfyes drejt Brukselit, por drejt lirive dhe mundësive të tregut të përbashkët europian të cilit qytetarët e rajonit i përkasin.

“Kjo ndodh pas gjithë atyre shanseve kur trenat e bashkëpunimit rajonal niseshin dhe ne mbetëm në platformë duke luftuar me mosmarrëveshje të vjetra në vend që të shihnim drejt së ardhmes”, shtoi Rama.

Kryeministri theksoi se Europa nuk është ndërtuar duke ndenjur në pritje, por është ndërtuar duke vepruar.

“Dhe ne nuk jemi këtu sot për të shtyrë punën e për të pritur kohë tjetër, por që të ndajmë së bashku atë që na takon. Të ndajmë bashkë deklaratat dhe pohimet. Ato kanë vlerë vetëm kur prekin jetën reale, vlejnë kur shkurtojnë distancën mes jetës politike dhe jetës së përditshme”, tha Rama.

Njerëzit, sipas tij, “nuk e ndiejnë integrimin”.

“Ata ndiejnë kostot më të ulura, një udhëtim më të lehtë, punë më të mira, lirinë e lëvizjes”, shtoi Rama, duke sjellë në vëmendje disa nga përfitimet e procesit të integrimit.

Kryeministri u ndal te marrëveshja për tarifat roaming mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

“Tarifat roaming mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së do të përfundojnë në vitin 2026. Qytetarët tanë do ta ndiejnë këtë vitin e ardhshëm drejtpërdrejtë në xhepat e tyre. Ne kemi hequr tarifën e brendshme roaming me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor dhe kemi ulur tarifat, ndërkohë që me finalizimin e bazës ligjore me Komisionin kemi programin mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se Shqipëria do të nisë bisedimet në fillim të vitit 2026 dhe pasi të përfundojë harmonizimin e plotë të Aqui-ve, në muajin prill 2026 do të jetë gati”.

“Do të jetë suksesi ynë i radhës pas SEPA-s që ka shkurtuar kostot dhe tani paratë lëvizin më shpejt se sa një thashethem ballkanik. Roaming nuk ka të bëjë vetëm me faturat telefonike por ka të bëjë me heqjen e një kufiri tjetër artificial midis qytetarëve tanë dhe Europës”, theksoi Rama.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Masat ndaj Ballukut, Ivi Kaso: Përgjegjësia nuk ndalet te zv/kryeministrja

Në mbledhjen e Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe...

Berisha sulmon takimin Rama-Balluku: SMS-të janë kurth, përplasja zgjati 7 orë

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar për takimin...

Të paktën 43 të vdekur pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës

Shirat e rrëmbyeshëm dhe rrëshqitjet e tokës kanë shkaktuar...

Operacion ndërkombëtar shkatërron grupin e trafikut të artefakteve, dhjetëra arrestime dhe në Shqipëri

Një operacion i përbashkët ndërkombëtar ka goditur një nga...