19.5 C
Tirana

Kos: Reformat e prapambetura në disa vende të BP, rrezikohen 300 milionë euro investime

Më datë:

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos i bëri apel sot vendeve të Ballkanit Perëndimor që të ecin me të njëjtin ritëm në procesin e integrimit evropian.

Në fjalën e saj në nisje të punimeve të Samitit “Plani i Rritjes -Rruga jonë drejt BE-së” Kos tha se “objektivi ynë është që të gjithë ju të ecni në sinkron”.

“Nuk duam që ndonjëri prej jush të mbetet pas sepse në fund të fundit i gjithë Ballkani Perëndimor i përket BE-së si anëtarë të barabartë me të drejta të plota, duke njohur faktin që ju do të keni arritur përputhjen e plotë me e legjislacionin dhe vlerat e BE-së”, vijoi komisionerja e Zgjerimit.

“Le të përqendrohemi si do ta bëjmë punën në këtë pjesë të dytë që kemi përpara. Dhe kemi një afat veçanërisht të rëndësishëm që po afron. Në qershor do të kemi nga raundi i dytë i raportimit skadimin e periudhës 1-vjeçare të pritjes së mëtejshme për reformat e prapambetura. Rrezikohen thuajse 300 milionë euro të destinuara për vendet tuaja. Këto janë fonde që duhet të përfitojnë qytetarët tuaj me të cilat mund të ndërtojmë linja tramvaji, rrugë, shkolla, spitale”, nënvizoi Kos.

Më tej, Kos u ndal tek ulja e tarifave e roaming.

“Të paguash shtesë për telefonata në vende të tjera është diçka që ne nuk e bëjmë më brenda BE-së pse ta bëni ju këtë. Prandaj ne duhet të punojmë për përshpejtimin e përafrimit me rregullat e BE-së. Le të zhbllokojmë ato projekte që duhen për të përmirësuar infrastrukturë, novacionin digjital, mbrojtjen e konsumatorit dhe turizmit. Sepse kjo do të sjellë përfitime, biznese dhe qytetarëve tuaj”, tha Kos.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Të paktën 43 të vdekur pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës

Shirat e rrëmbyeshëm dhe rrëshqitjet e tokës kanë shkaktuar...

Operacion ndërkombëtar shkatërron grupin e trafikut të artefakteve, dhjetëra arrestime dhe në Shqipëri

Një operacion i përbashkët ndërkombëtar ka goditur një nga...

Moti i keq në Pogradec, dëmtohet ura mbi lumin e Vërdovës

Reshjet intensive dhe prurjet e shumta krijuan situatë të...

BE pritet të japë 900 mln euro, Kos paralajmëron Kosovën për vonesën e reformave

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, ka...