18.5 C
Tirana

Del nga shtrati lumi Vjosa, përmbyten tre banesa pranë urës së Mifolit

Më datë:

Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati në zonën e tregut të gjësë së gjallë, poshtë urës së Mifolit, duke shkaktuar përmbytje në disa banesa.

Shtabi i Emergjencave Civile është vënë në gatishmëri dhe ka njoftuar banorët e zonës për rrezikun e shtuar.

Niveli i lumit ka arritur në 7.10 metra, çka ka bërë që tre banesa pranë urës së Mifolit të jenë të përmbytura.

Parashikimet meteorologjike tregojnë se në Përmet, Gjirokastër dhe Memaliaj priten reshje të dendura, të cilat mund të rrisin më tej prurjet e Vjosës dhe të përkeqësojnë situatën.

Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të tregojnë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet e strukturave të emergjencës, ndërsa ekipet e shpëtimit po monitorojnë nga afër gjendjen e lumit dhe zonat e rrezikuara.

Si pasojë e prurjeve të lumit Vjosë të cilat arritën pikun gjatë orëve të natës dhe deri në mëngjes, janë shkaktuar përmbytje të konsiderueshme në toka bujqësore në zonën e Frakullës dhe Kashishtit. Autoritetet raportojnë se niveli i ujit vazhdon të rritet, ndërsa situata mbetet e paqëndrueshme për shkak të reshjeve të vazhdueshme.

Në Memaliaj, niveli i Vjosës ka arritur deri në 7.2 metra, duke shtuar rrezikun për përmbytje të mëtejshme në zonat përreth.

Edhe në fshatin Çerven raportohet për toka të përmbytura dhe vështirësi për fermerët.

Autoritetet bëjnë me dije se situata po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm, ndërsa pritet që në orët në vijim prurjet të ndryshojnë.

Sipas parashikimeve, lumi Konica pritet të ketë prurje të larta, ndërsa gjendja po qetësohet falë prurjeve më të ulëta të Shushicës dhe Drinosit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shiste lëndë narkotike në Shëngjin, kapet në flagrancë 26-vjeçari

Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale...

Shorti/ Poloni-Shqipëri dhe Sllovaki-Kosovë, shmangim Italinë, ja me kë mund të ndeshemi në finalet e play off

Shqipëria dhe Kosova kanë mësuar kundërshtarët e tyre në...

Seanca paraprake ndaj Ervis Berberit, mbrojtja kërkon vlerësim të gjykatës për provat

Po mbahet seanca paraprake për ish-kreun e ARRSH, Ervis...

Këshilli Bashkiak kërkoi që Veliaj të merrte pjesë fizikisht në mbledhje, SPAK nuk pranon kërkesën

SPAK nuk ka miratuar kërkesën e Këshillit Bashkiak të...