18.5 C
Tirana

Kallas: Që paqja të funksionojë, pakti duhet të përfshijë Evropën dhe Kievin

Më datë:

Bashkimi Evropian mirëpret përpjekjet e SHBA-së që synojnë t’i japin fund luftës në Ukrainë, por çdo plan i tillë duhet të përfshijë si Ukrainën ashtu edhe Evropën, tha përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas përpara takimit të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, sipas “The Guardian”.

Duke komentuar rreth planit të ri të paqes prej 28-pikësh të SHBA-së – Kallas tha se këto “zhvillime të fundit” do të diskutoheshin gjithashtu në takimin e BE-së.

“Ajo që ne si evropianë kemi mbështetur gjithmonë është një paqe afatgjatë dhe e drejtë, dhe ne mirëpresim çdo përpjekje për ta arritur këtë. Sigurisht, që çdo plan të funksionojë, ai ka nevojë për ukrainasit dhe evropianët në bisedime… Për t’i dhënë fund kësaj lufte, duhet që ukrainasit dhe evropianët të bien dakord edhe me këto plane”, tha Kallas.

Ajo theksoi se ishte e rëndësishme të mbahej mend se në rastin e luftës ruso-ukrainase, ekzistonte një shtet agresor dhe një shtet që ishte sulmuar.

“Nuk kemi dëgjuar për ndonjë lëshim nga pala ruse. Nëse Rusia do të donte vërtet paqe, mund të kishte rënë dakord për një armëpushim pa kushte – që para ca kohësh. Vetëm një natë më parë, Rusia krehu sulme masive ndaj ciivilëve në Ukrainë. Rreth 93% e objektivave ruse kanë qenë infrastruktura civile si, shkolla, spitale, ndërtesa apartamentesh”, tha  Kallas.

“Ne mirëpresim të gjitha përpjekjet kuptimplote për t’i dhënë fund kësaj lufte, por, siç e kemi thënë më herët, ajo duhet të jetë e drejtë dhe e qëndrueshme”, shtoi ajo.

Më 19 nëntor, disa media amerikane raportuan për një plan të ri paqeje prej 28-pikësh që ekipi i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, e zhvilloi në konsultime me përfaqësuesit rusë.

“Financial Times” raportoi se plani i ri i paqes i SHBA-së për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë parashikon, ndër të tjera, dorëzimin e të gjithë Donbasit, heqjen dorë nga kategori të caktuara të armëve, përgjysmimin e madhësisë së Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe njohjen e rusishtes si gjuhë shtetërore.

Katari dhe Turqia thuhet gjithashtu se janë të përfshira në zhvillimin e hartimit të planit të ri.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shiste lëndë narkotike në Shëngjin, kapet në flagrancë 26-vjeçari

Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale...

Shorti/ Poloni-Shqipëri dhe Sllovaki-Kosovë, shmangim Italinë, ja me kë mund të ndeshemi në finalet e play off

Shqipëria dhe Kosova kanë mësuar kundërshtarët e tyre në...

Seanca paraprake ndaj Ervis Berberit, mbrojtja kërkon vlerësim të gjykatës për provat

Po mbahet seanca paraprake për ish-kreun e ARRSH, Ervis...

Këshilli Bashkiak kërkoi që Veliaj të merrte pjesë fizikisht në mbledhje, SPAK nuk pranon kërkesën

SPAK nuk ka miratuar kërkesën e Këshillit Bashkiak të...