14.5 C
Tirana

Rama: Buxheti i 2026, 1.7 miliardë euro për rritjen e pensioneve

Më datë:

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar buxhetin e vitit 2026 dhe paketën fiskale, në fokus të të cilës janë pensionistët, pagat, mirëqenia sociale dhe biznesi.

Sipas Ramës, buxheti për këtë vit parashikon një rritje prej 1.7 miliardë lekësh të mbështetjes për pensionistët, ndërsa është rritur buxheti për mbrojtjen sociale.

“Ky buxhet është historik për Partinë Socialiste, pasi adreson 1.7 miliardë lekë rritjen e mbështetjes për pensionistët. E mira e kësaj pune është se faktet mbeten: mbrojtja sociale arrin sot me këtë buxhet në 257 miliardë lekë, më shumë se dyfishin e mbrojtjes sociale që kishin shqiptarët kur morëm detyrën. Kjo është kryefjala e këtij mandati dhe këtij buxheti, pa harruar përfituesit me aftësi të kufizuar, ata që marrin ndihmë sociale, si dhe mbështetjen për familjet e reja përmes bonusit të bebes dhe strehimit”, tha Rama.

Rama theksoi se deri në vitin 2029, biznesi i vogël nuk do të paguajë tatim-fitimin dhe as TVSH, ndërsa paga minimale nga janari i vitit 2026 do të jetë 500 euro, me objektivin për të arritur 700 euro brenda mandatit të katër vjeçar.

“Deri në vitin 2029, biznesi i vogël nuk do të paguajë tatim-fitimin. Rritja e pagës minimale që prej janarit do të jetë 500 euro, dhe kjo pagë do të rritet gjatë mandatit të katër vjeçar, me objektivin për të arritur 700 euro”, tha ai.

Kryeministri foli edhe për akuzat e opozitës lidhur me inceneratorët, fondet e bujqësisë, duke thënë se disa nga shifrat që opozita pretendon nuk ekzistojnë.

“450 milionë euro të inceneratorëve është thjesht aritmetika e atij që mua më mungon, por e kujtoj përmes jush: 7×7=42. Ky konstatim nuk figuron askund, as 450, as 45 nuk shihen askund. Gënjeshtrat tuaja janë 10 herë mbi realitetin. Sa i përket tunelit të Llogarasë, dua të them se ai 50 milionë është si 450 milionë për inceneratorët. Natyrisht, sot, pikërisht sepse drejtësia është e pavarur, shqiptarët i referohen drejtësisë dhe jo atyre që duan të bëjnë prokurorin rrugëve.Sa i përket fondeve të bujqësisë, dua t’u them shqiptarëve se OLAF, që bën hetime për llogari të Komisionit Europian për periudhën 2019-2023, nuk ka gjetur shkelje të një natyre të ngjashme si ato që kanë ndodhur vetëm në disa vende të tjera, si Luksemburgu, Malta, Qipro dhe Holanda. Ndërkohë, shuma e evidentuar nga OLAF për vendet e tjera të BE-së është mbi 1 miliard euro, sipas zyrës së hetimit të BE-së. Duhet të mësohemi me këtë aspekt dhe të jemi të hapur për t’u korrigjuar përmes respektimit të auditimeve, jo përmes refuzimit të tyre”, tha Rama.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Perspektiva e paqartë për centrale të reja në Zvicër

Fondacioni Zviceran për Energjinë (SES) paralajmëron se heqja e...

Përplasjet me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca Shehajn

Kreu i Partia Mundësia, Agron Shehaj dhe zv.kryeministrja Belinda...

Truri “fiket” papritur para gjumit

Truri përgjumet në mënyrë të papritur dhe jo gradualisht....

Trump shpall Arabinë Saudite aleat kryesor jo-NATO dhe nënshkruan marrëveshje historike

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpallur Arabinë Saudite si...