14.5 C
Tirana

Reshjet e dendura izolojnë disa fshatra në Mirditë, dëmtime të shumta në rrugë dhe ura

Më datë:

Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme serioze në Bashkinë Mirditë, ku disa zona vijojnë të mbeten të izoluara për shkak të rrëshqitjeve të dherave dhe dëmtimeve të infrastrukturës rrugore.

Në Njësinë Administrative Fan, dy fshatra janë bllokuar plotësisht nga shembjet, duke ndërprerë qarkullimin e mjeteve dhe transportin e fëmijëve drejt shkollës. Në disa fshatra janë raportuar edhe dëmtime të urave pasarelë, ndërsa Shëngjini dhe Klosi rezultojnë të izoluar totalisht.

Probleme të shumta paraqiten edhe në Njësinë Administrative Kurbnesh, ku rruga kryesore që lidh zonën me Lurën është bllokuar. Rrëshqitje dherash kanë shkaktuar pengesa në qarkullim edhe në disa fshatra të tjera.

Situatë e vështirë raportohet gjithashtu në Orosh dhe Kaçinar, ku dëmtimet në rrugë dhe urat pasarelë kanë kufizuar ndjeshëm lëvizjen e banorëve. Në Njësinë Administrative Rrëshen është shembur ura që lidh fshatin Jezull me rrugën kryesore, duke e bërë të pamundur kalimin në këtë aks.

Ekipet e emergjencave dhe strukturat bashkiake po punojnë në terren për normalizimin e situatës dhe hapjen e akseve të bllokuara, ndërsa reshjet pritet të vijojnë edhe në orët në vijim.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Perspektiva e paqartë për centrale të reja në Zvicër

Fondacioni Zviceran për Energjinë (SES) paralajmëron se heqja e...

Përplasjet me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca Shehajn

Kreu i Partia Mundësia, Agron Shehaj dhe zv.kryeministrja Belinda...

Truri “fiket” papritur para gjumit

Truri përgjumet në mënyrë të papritur dhe jo gradualisht....

Trump shpall Arabinë Saudite aleat kryesor jo-NATO dhe nënshkruan marrëveshje historike

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpallur Arabinë Saudite si...