14.5 C
Tirana

I vunë tritolin biznesit në Kamëz, lirohen dy nga të arrestuarit

Më datë:

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masat e sigurimit për tre të arrestuarit lidhur me vendosjen e tritolit në një biznes në Kamëz.

F.M. do të qëndrojë në burg, ndërsa J.L. dhe F.D. janë lënë n՞ masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

F.D. ka ofruar një garanci pasurore prej 6 milion lekësh të vjetra, dhe në rast se shuma depozitohet, masa e sigurimit mund të ndryshohet, për shkak të rrethanave familjare.

Para gjykatës, të arrestuarit nuk kanë dhënë deklarime, por janë mbrojtur nga avokatët e tyre.

Grupi i gjobvënësve konflikte për lokalin, nuk donin t’ua linin kunetërve

Zbulohen të tjera detaje mbi ngjarjen. Ai raportoi më 16 nëntor se autorët e shpërthimit me tritol dhe dy kunetërit me inicialet K. M. dhe B. E., që kishin marrë lokalin me qira kanë qenë pjesë e të njëjtit grup gjobvënësish, por pas konflikteve janë ndarë.

Të njëjtat burime sqarojnë se tre të arrestuarit, mes të cilëve edhe ish-oficeri J. L., i kishin vendosur gjobën 500 mijë euro pronarit të lokalit, S. S., i cili jetonte në Itali.

Arsyeja ishte se autorët i kërkonin që lokalin të mos ua linte me qira dy kunetërve, K. M. dhe B. E., dhe e kishin paralajmëruar se nëse nuk largonte ata, do të duhej t’u paguante gjobën.

Çfarë thoshte Policia?

“Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë hedhur lëndë eksplozive në fasadën e jashtme të biznesit, duke shkaktuar dëme materiale, për shkak të mosdhënies së një shume prej 500 000 euro, të kërkuar në formë gjobëvënieje ndaj pronarit të objektit, shtetasit S. S. Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë.”, thuhet në njoftimin e uniformave blu. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale në fasadën e biznesit. Personi në kërkim me inicialet E.L, nuk është i panjohur për policinë, pasi ka qenë në kërkim lidhur me armën e krimit të përdorur në rastin e vrasjes së postierit në Kamëz, Lulëzim Visha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Perspektiva e paqartë për centrale të reja në Zvicër

Fondacioni Zviceran për Energjinë (SES) paralajmëron se heqja e...

Përplasjet me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca Shehajn

Kreu i Partia Mundësia, Agron Shehaj dhe zv.kryeministrja Belinda...

Truri “fiket” papritur para gjumit

Truri përgjumet në mënyrë të papritur dhe jo gradualisht....

Trump shpall Arabinë Saudite aleat kryesor jo-NATO dhe nënshkruan marrëveshje historike

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpallur Arabinë Saudite si...